YouTuberi më i ndjekur në botë, Jimmy Donaldson, i njohur globalisht si MrBeast, ka reaguar ndaj një vlerësimi të fundit që sugjeron se ai ka shpërndarë rreth 170 milionë euro përmes videove dhe projekteve të tij në YouTube.
Në një reagim publik, krijuesi i famshëm i përmbajtjes u shpreh se shuma reale mund të jetë edhe më e madhe, pasi ai nuk ka bërë kurrë një llogaritje të saktë të të gjitha parave që ka dhuruar ndër vite. Sipas tij, shumë prej projekteve të tij kanë përfshirë donacione të mëdha për individë, familje dhe komunitete në nevojë.
MrBeast u bë fillimisht i njohur në internet duke realizuar video ku dhuronte shuma të mëdha parash apo makina për miqtë dhe ndjekësit e tij. Me kalimin e kohës, projektet e tij janë shndërruar në iniciativa shumë më të mëdha, duke përfshirë sfida gjigante dhe bashkëpunime me krijues të tjerë të njohur të internetit.
Së fundmi, ai ka lançuar edhe spektaklin “Beast Games” në platformën Amazon Prime Video, ku pjesëmarrësit konkurrojnë për çmime shumë të mëdha financiare.
Ndër projektet e tij të fundit është edhe një garë me 50 “streamerë” të njohur, ku ata patën mundësinë të fitonin rreth 918 mijë euro për fansat e tyre. Gjithashtu, ai realizoi një enigmë me çmim të njëjtë gjatë eventit sportiv “Super Bowl”.
Një pjesë e konsiderueshme e parave shpërndahet edhe përmes kanalit të tij bamirës “Beast Philanthropy”, i cili ndihmon njerëz në nevojë në mbarë botën.
Përmes kompanisë së tij “Beast Industries”, ai ka krijuar gjithashtu fondin “Jimmy’s Fund”, që mbështet ide dhe projekte të ndryshme humanitare. Për këtë arsye, shuma totale e parave që MrBeast ka dhuruar mbetet e vështirë për t’u përcaktuar saktësisht.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
12 March18:27
“Jemi me ty si gjithmonë”/ Miri emocionohet nga mesazhi nga familja e Dr. Florit, banori: Më mungoni, jeni forca ime
Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, janë emo...
LIFESTYLE
12 March11:11
A jetojnë më gjatë qentë që flenë me pronarët e tyre?
Pronarët e kafshëve shtëpiake, gjithmonë kërkojnë mënyra për t’i mbajtur miqtë e tyre me katër kë...
LIFESTYLE
12 March11:08
Ky "kompliment" në rrjete sociale po kritikohet gjithnjë e më shumë
Komentet që lidhen me moshën shpesh konsiderohen si komplimente, por në shumë raste ato mund të fshehin stereotipe të rrënj...
LIFESTYLE
12 March07:00
Horoskopi për sot/ Moment shumë i favorshëm për dashurinë, zbuloni surprizat e yjeve
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Në dashuri, dita e sotme ju sjell emocione të papritura dhe mundësi për të for...
LIFESTYLE
11 March23:33
10 gjëra që ia vlen të dini rreth dhelprave
Të bukura, elegante, inteligjente dhe misterioze, dhelprat janë ndër krijesat më të padrejta në botë. Ato rriten për g&e...
LIFESTYLE
11 March21:30
Qeni i keqtrajtuar në Shqipëri, nis një jetë të re në Amerikë
Një strehë kafshësh në Shqipëri nisi një përpjekje ndërkombëtare shpëtimi, që solli këlyshin e vog&e...
LIFESTYLE
11 March20:18
Personat nën 13 vjeç do të lejohen të përdorin WhatsApp, por me kushte
WhatsApp, shërbimi i mesazheve i drejtuar nga Meta, do të lejojë fëmijët nën 13 vjeç në platformën e tij, pë...
LIFESTYLE
11 March15:51
VIDEO/ Pëllumbat pushtojnë apartamentin e braktisur për tre vite në Rusi! Pamjet bëhen virale në rrjet
Një banor i Vorkutës në Rusi u largua nga banesa e tij për rreth tre vite, duke harruar një dritare të hapur. Gjatë kë...
LIFESTYLE
11 March14:29
Dubai përdor stacionet inteligjente për të ushqyer macet e rrugës
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – ka lançuar një program të ri inovativ të quajtur “Ehsan Stations”, stacione inteli...
LIFESTYLE
11 March11:50
Provokim në Washington, Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit e Titanik-ut”!
Një instalacion i ri artistik nga një artist anonim u shfaq këtë javë në National Mall në Washington, duke paraqitur f...