Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh
LIFESTYLE

Zbulohet “mega-Toka” misterioze, planeti 23.5 herë më masiv se Toka që sfidon shkencëtarët

P
Piranjat15 September 2026, 11:50 · 3 min lexim
Zbulohet “mega-Toka” misterioze, planeti 23.5 herë më

Astronomët kanë zbuluar një ekzoplanet jashtëzakonisht të pazakontë, GJ 523b, me një masë rreth 23,5 herë më të madhe se Toka, por që, ndryshe nga sa parashikojnë modelet e formimit planetar, duket se ka mbetur kryesisht shkëmbor dhe nuk është shndërruar në një gjigant të pasur me gaz, sipas BBC.

Planeti është rreth 2,55 herë më i gjerë se Toka dhe dendësia e tij e lartë sugjeron se përmban relativisht pak atmosferë.

Ai u identifikua fillimisht nga sateliti i NASA-s TESS, i cili zbulon ekzoplanete duke regjistruar ndryshimet e vogla në shkëlqimin e yjeve kur një planet kalon përpara tyre.

Matjet pasuese u kryen nga studiues të Universitetet të Uinskansin në Medison, duke përdorur teleskopin WIYN 3,5-metërsh në Observatorin Kombëtar Kitt Peak në Arizona.

Vëzhgimet treguan se GJ 523b ka një dendësi rreth 126, 82 gramë për inç kub dhe përfundon një orbitë rreth yllit të tij çdo 17,75 ditë.

Sistemi planetar vlerësohet të jetë rreth 170 milionë vjeç.

Një planet që nuk ndjek rregullat e pritshme
GJ 523b ndodhet në një zonë të pazakontë mes planetëve shkëmborë dhe gjigantëve të gaztë.

Në Sistemin Diellor, shkencëtarët mendojnë se Jupiteri dhe Saturni filluan të grumbullonin me shpejtësi sasi të mëdha hidrogjeni dhe heliumi pasi bërthamat e tyre arritën afërsisht 20 masa të Tokës.

GJ 523b e ka kaluar këtë kufi, por nuk duket se ka zhvilluar një mbështjellës të trashë gazor.

Kjo e bën atë një lloj “mega-Toke”, një term jozyrtar që përdoret për planetët shkëmborë jashtëzakonisht masivë.

Një mundësi është që planeti të ketë lindur fillimisht me një atmosferë shumë më të trashë, por ta ketë humbur pjesën më të madhe të saj për shkak të rrezatimit dhe aktivitetit të yllit të ri.

Një tjetër hipotezë është një përplasje gjigante mes dy planetëve, e cila mund të ketë krijuar një trup më të madh shkëmbor ndërsa pjesën më të madhe të gazit e ka dëbuar në hapësirë.

Megjithatë, këto janë ende vetëm hipoteza.

Studiuesit theksojnë se është e vështirë të nxirren përfundime të përgjithshme për formimin e planetëve nga vetëm një shembull.

Zbulimi i 20-30 planetëve të ngjashëm mund t’u mundësojë astronomëve të kuptojnë nëse GJ 523b është një rast i rrallë apo pjesë e një klase më të gjerë planetësh.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.