Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë
LIFESTYLE

Zbuloni më shumë mbi eklipsin më të gjatë të shekullit, do ta kthejë ditën në natë për mbi 6 minuta!

P
Piranjat17 June 2026, 14:07 · 2 min lexim
Zbuloni më shumë mbi eklipsin më të gjatë të

Dita do të bëhet natë për një kohë rekord prej 6 minutash e 23 sekondash më 2 gusht 2027, kur Hëna do të mbulojë tërësisht Diellin gjatë një eklipsi total diellor.

Ky fenomen konsiderohet eklipsi më i gjatë total i këtij shekulli dhe një nga më të rrallët që ndodh në cikle shumë të gjata kohore. Eklipsi do të shihet më qartë në  disa rajone të botës, duke filluar nga Oqeani Atlantik dhe duke vijuar në Europën Jugore, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

Ai do të jetë i dukshëm nga vende si Spanja, Gjibraltari, Maroku, Algjeria, Tunizia, Arabia Saudite apo Jemeni.

Sipas llogaritjeve astronomike, kohëzgjatja më e lartë do të jetë në Egjipt, cka e kthen këtë vend në një nga zonat kryesore të vëzhgimit të fenomenit qiellor. Shkencëtarët shpjegojnë se kohëzgjatja e pazakontë e eklipsit lidhet me një rreshtim të veçantë të Tokës, Hënës dhe Diellit.

Hëna do të ndodhet relativisht pranë Tokës, duke u dukur më e madhe në qiell, ndërsa planeti ynë do të jetë në pikën më të largët të orbitës nga Dielli, çka e bën diskun diellor të duket pak më i vogël.

 Gjatë fazës së eklipsit total, dita do të shndërrohet për pak minuta në muzg. Kjo është gjithashtu e vetmja fazë kur mund të shihet me sy të lirë korona diellore.

Astronomët e konsiderojnë këtë ngjarje si një nga spektaklet më të rralla dhe më të rëndësishme astronomike të shekullit, që pritet të tërheqë vëmendjen e miliona vëzhguesve dhe entuziastëve nga e gjithë bota.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.