Zgjoi nga gjumi ariun polar, gjobitet rëndë turisti

Një burrë është gjobitur me 4,550 euro (5,000 dollarë) në Svalbard, në Arktik, për përdorimin e sirenës së një anijeje për të zgjuar një ari polar në gjumë, thanë të hënën autoritetet në arkipelagun norvegjez.
Incidenti ndodhi këtë muaj ndërsa anija po lundronte në një fjord në verilindje të Svalbardit, një mijë kilometra larg Polit të Veriut.
“Pasagjerët panë një ari polar duke fjetur në tokë”, tha guvernatori i territorit në një deklaratë, sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës.
“Një person në bord përdori më pas borinë e mjegullës së anijes për të zgjuar kafshën, e cila u zhvendos në një vend tjetër”, shtoi ai.
Ky veprim do t’i kushtojë personit të paedukatë 50,000 korona (4,550 euro), i cili pranoi gjobën që i ishte vënë nga shërbimet e guvernatorit.
Rregullorja lokale thotë se “është e ndaluar të shqetësosh, tërheqësh ose ndjekësh pa nevojë një ari polar ”, i cili ka qenë një specie e mbrojtur në Svalbard që nga viti 1972.
Rreth 260 arinj polarë u regjistruan në arkipelag gjatë anketës së fundit shkencore përkatëse të kryer në vitin 2015./ Piranjat News
Lexo edhe
LIFESTYLE
Horoskopi për sot/ Moment shumë i favorshëm për dashurinë, zbuloni surprizat e yjeve

Ja se çfarë duhet të hani në këto ditë të nxehta vere

Eklipsi diellor sjell spektakël në qiellin e Tiranës! Ndërthurja e Hënës me Diellin dhuron një panoramë "magjike"

VIDEO/ Shikoni eklipsin diellor drejtpërdrejt: Islanda dhe Spanja do ta përjetojnë 100%

Nëna zëvendësuese refuzon abortin e kërkuar nga prindërit biologjikë, çështja përfundon në gjykatë





