Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

10 'Mëkatet' e mëdha të protestës

P
Piranjat15 June 2026, 20:43 · 2 min lexim
10 'Mëkatet' e mëdha të protestës

Nga Lutfi Dervishi

Që kur nisi protesta, ky vend nuk është më ai që ishte. Ka ndryshuar dhe jo për mirë.

Rënia e euros

Ka shembur euron. Të gjitha teoritë për turizmin, remitancat, ndërtimin dhe paratë e zeza rezultuan të gabuara. Fajtori i vërtetë është  protesta.

Kriza e strehimit

Ka fryrë çmimet e banesave dhe qirave. Deri dje, çiftet e reja blinin apartamente te Komuna e Parisit thjesht duke kursyer kusuret e kafesë së mëngjesit.

Trafiku apokaliptik

Ka paralizuar kryeqytetin. Para protestës, nga Tirana në Durrës e në Rinas shkohej sa hap e mbyll sytë.

Degjenerimi i shtetit

Ka rritur korrupsionin, arrogancën dhe abuzimin me detyrë. Ndryshe nga më parë, kur zyrtarët tanë funksiononin me saktësinë e orës zvicerane dhe shfaqnin bujarinë e dhembshurinë e Nënë Terezës.

Ulja e pagave dhe pensioneve

Ka ulur pagat dhe pensionet. Deri para protestës, pensionistët nuk dinin ku t’i shpenzonin pensionet, ndërsa punonjësit refuzonin rritjet e pagave sepse nuk dinin ç’të bënin me gjithë ato para.

Shpopullimi i vendit

Ka zbrazur Shqipërinë. Para protestës, aeroportet ishin plot me njerëz që kërkonin biletë vetëm për t’u kthyer në atdhe.

Tërheqja e investitorëve

Ka trembur kapitalin e huaj. Para protestës, miliarderët e botës pritnin me durim në radhë në Rinas, për të investuar edhe në projekte pa projekt.

Kriza e besimit

Ka gërryer besimin te politika. Më parë qytetarët besonin aq verbërisht te politikanët, sa priftërinjtë dhe hoxhallarët ishin xhelozë.

Lumturia e humbur

Ka mbjellë pakënaqësi artificiale. Sepse para protestës të gjithë ishin mirë, pa borxhe, pa ankth, pa asnjë arsye për t’u ankuar.

Ngrohja globale

Ka rritur temperaturat në vend. Para dy javësh Tirana kishte një fresk pranveror që të kënaqte shpirtin. Sapo dolën njerëzit në shesh, nisi zhegu. Nëse protesta vazhdon, rrezikon të fajësohet për tërmetet, thatësirën, rënien e natalitetit dhe moskualifikimin e Italisë në Botëror.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.