POLITIKE

12 orë debat/ Nga KAYO te miratimi i drafti për pagat e magjistratëve, çfarë ndodhi në seancën maratonë në Kuvend

Piranjat Përditësimi i fundit 18 September 2026, 09:19

12 orë debat/ Nga KAYO te miratimi i drafti për pagat e

Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e djeshme, (17 shtator 2026), në një seancë maratonë që zgjati më shumë se 12 orë, të shoqëruar me debate e replika mes mazhorancës dhe opozitës.

Në rendin e ditës ishin parashikuar interpelanca me ministra, ndërsa gjatë seancës u diskutuan edhe aktiviteti i kompanisë KAYO, zhvillimet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së, si edhe projektligji për pagat e magjistratëve. Dy nga pesë interpelancat e parashikuara u shtynë, për shkak të mungesës së ministrit të Mjedisit dhe dorëheqjes së ministrit të Brendshëm.

Që në nisje të ditës, një nga çështjet që shkaktoi përplasje mes mazhorancës dhe opozitës ishte KAYO.

Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e kompanisë shtetërore. Kërkesa u rrëzua në Konferencën e Kryetarëve, ndërsa opozita këmbënguli se duhej të hetoheshin aktiviteti i kompanisë, përdorimi i fondeve publike dhe kontratat e lidhura prej saj.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se KAYO kishte shpenzuar, sipas tij, rreth 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar ende rezultate të dukshme, dhe kërkoi që këto pretendime të hetoheshin përmes një komisioni parlamentar.

“Çdo komision hetimor ka për qëllim mbledhjen e informacionit. Ndryshe, për çfarë do të duhej komisioni?”, deklaroi Bardhi, duke shtuar se opozita kishte paraqitur në kërkesë informacionet dhe indiciet që, sipas saj, justifikonin hetimin.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, argumentoi se kërkesa e opozitës nuk plotësonte kriteret kushtetuese dhe ligjore për ngritjen e një komisioni hetimor. Sipas tij, objekti i propozuar ishte shumë i gjerë dhe nuk përcaktonte një çështje të veçantë që do të hetohej.

“Kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me shoqërinë KAYO nuk përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore”, deklaroi Balla, duke kundërshtuar edhe mënyrën se si opozita kishte përcaktuar objektin e hetimit.

Debati u zhvendos më pas në sallën e Kuvendit, ku deputetja demokrate Jorida Tabaku e përdori çështjen KAYO si shembull të asaj që ajo e konsideroi problem me administrimin e pasurive dhe fondeve publike.

Tabaku ngriti gjithashtu çështjen e përdorimit të fondeve publike, duke deklaruar se 34 milionë euro, sipas saj, ishin përdorur në mënyrë jotransparente për katër kompani që lidhen me zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

“KAYO tregoi se në Shqipëri nuk ka rëndësi sesa eksperiencë ke, sesi bën biznes, sesa ke investuar, por duhet të njohësh vetëm një njeri, Edi Ramën, për të bërë biznes, për të marrë një kontratë publike dhe për të ecur përpara. Asetet publike ndodhen sot nën sulm nga modeli KAYO dhe modele të tjera të ngjashme”, – u shpreh Tabaku.

Berisha përplaset me ministren e Shëndetësisë

Një tjetër debat i fortë gjatë seancës ishte ai mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe ministres së re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

Berisha iu drejtua ministres duke e lidhur emërimin e saj me dorëheqjen e paraardhëses Evis Sala dhe e kritikoi për marrjen e detyrës.

“Pararendësja juaj, ajo ka qenë një studiuese e rrallë… me dorëheqjen e saj, ajo mbrojti integritetin e vet”, deklaroi Berisha, ndërsa më tej iu drejtua Spahiut me thirrjen: “Uroj të mbledhësh mendjen dhe të japësh dorëheqjen një minutë e më parë nga ajo detyrë.”

Ministrja, nga ana tjetër, mbrojti vendimin për të marrë detyrën dhe deklaroi se përgjegjësia e saj ishte t’u shërbente qytetarëve.

Deklarata e përbashkët për Kosovën

Në vijim të seancës, një tjetër zhvillim ishte deklarata e përbashkët e Kuvendit për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Deklarata, e lexuar nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, e cilësoi vendimin të padrejtë dhe ritheksoi rolin historik të UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës. Në të njëjtën deklaratë, Kuvendi shprehu shqetësimin për standarde që i konsideroi të dyfishta në trajtimin publik të personave të dënuar për krime lufte.

Pas diskutimit të çështjeve të mësipërme, vëmendja e Kuvendit u përqendrua te projektligji i propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimin e formulës së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Projektligji u kundërshtua nga opozita, e cila kërkoi që votimi të shtyhej dhe që të vijonte konsultimi me institucionet e drejtësisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi që projektligji të hiqej nga rendi i ditës dhe të shqyrtohej më tej në raport me qëndrimet e institucioneve të drejtësisë.

Bardhi e cilësoi draftin një “puç kushtetues”, duke argumentuar se mazhoranca po shpërfillte vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se gjyqtarët e prokurorët nuk po kërkonin një rritje të re page, por zbatimin e formulës që, sipas tij, Kuvendi kishte përcaktuar në vitin 2016.

“Duhet të hiqet nga rendi i ditës votimi i pagave të magjistratëve. Rrezikoni të shkelni përsëri Kushtetutën. Të marrim kohën e duhur për të diskutuar me institucionet e drejtësisë”, deklaroi Bardhi.

Edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku kundërshtoi mënyrën se si ishte ndjekur procedura parlamentare. Ajo tha se ishte kërkuar një dëgjesë me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, por se Komisioni i Ligjeve kishte vijuar procedurën.

“Procesi parlamentar për miratimin e këtij ligji është shkelur. Rregullorja po ashtu. Nuk negociohet mbi Kushtetutën dhe të drejtat e tyre”, tha Tabaku. Ajo argumentoi gjithashtu se gjyqtarët kishin mbetur pa paga për dy muaj.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili akuzoi qeverinë për shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe deklaroi se çështja mund të rikthehej sërish për shqyrtim në Kushtetuese.

“Qeveria ka shkelur vendimin e Kushtetueses. Çështja do të shkojë sërish në Kushtetuese, s’ka zgjidhje tjetër”, deklaroi Bylykbashi.

Pavarësisht kundërshtive, kërkesa e opozitës për të hequr projektligjin nga rendi i ditës u rrëzua me 79 vota kundër.

Nga ana tjetër, socialistët e mbrojtën projektligjin, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e ligjvënësit dhe se formula e propozuar synon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke marrë parasysh edhe mundësitë e buxhetit të shtetit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi se mazhoranca nuk i ka ulur pagat e magjistratëve dhe se përplasjet e mëparshme në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, kanë qenë të lidhura me masën e rritjes së pagave.

“Pavarësia financiare e sistemit të Drejtësisë është e rëndësishme, por edhe përgjegjësia e menaxhimit të financave publike është shumë e rëndësishme për Kuvendin e Shqipërisë”, tha Manja.

Pak para votimit dhe mes kundërshtive mes opozitës dhe mazhorancës, në seancë u paraqit edhe Edi Rama.

Rama e përqendroi fjalën e tij te raporti mes pushteteve dhe roli i Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, Kushtetuesja mund të konstatojë shkeljen e një norme dhe ta rrëzojë atë, por nuk mund t’i diktojë Kuvendit se çfarë formule duhet të votojë.

“Gjykata Kushtetuese është arbitri. Ajo mund ta ndalojë lojën, mund të konstatojë shkeljen, mund ta anulojë golin, por nuk mund ta marrë topin dhe të thotë: ‘Topi është imi. Penalltinë do ta gjuaj unë’”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, gjithashtu se nuk mund të krijohet një sistem ku pagat e gjyqtarëve rriten automatikisht sa herë ndryshojnë pagat e kategorive të tjera dhe theksoi se është Kuvendi ai që duhet të përcaktojë normën përmes ligjit.

“Gjykata Kushtetuese nuk na thotë dot si votojmë”, deklaroi Rama.

Pas debatit disaorësh, projektligji u hodh në votim dhe u miratua me 84 vota pro, 23 kundër dhe 1 abstenim. Formula e re parashikon rritjen e pagës referuese me rreth 8 mijë e 500 lekë, ndërsa detyrimet e prapambetura parashikohen të shlyhen me këste.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?