Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

'13-fish' emergjencat civile? Shifrat e rrëzojnë ministrin e Ramës: Qeveria shkurtoi fondet pikërisht kur zjarret dogjën mijëra hektarë

P
Piranjat11 August 2026, 16:59 · 4 min lexim
'13-fish' emergjencat civile? Shifrat e rrëzojnë ministrin e

Në mes të sezonit të zjarreve, kur disa zona të vendit janë përfshirë nga flakët dhe emergjencat civile janë në gatishmëri, ministri i Financave Petrit Malaj ka theksuar rritjen e buxhetit për përballimin e fatkeqësive natyrore.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri pretendon se fondet për emergjencat civile janë rritur më shumë se 13-fish në shtatë vite, duke e paraqitur këtë si dëshmi se Shqipëria është “financiarisht më e përgatitur se kurrë”.

Ministri shton se rritja e financimit është e qëndrueshme dhe se sot vendi ka “një buxhet shumë më të madh, kapacitete të shtuara dhe burime të parashikuara për emergjencat”

“Kjo është një rritje e qëndrueshme e financimit për përballimin e zjarreve, përmbytjeve, fatkeqësive natyrore dhe situatave të tjera emergjente”, shkruan Malaj.

Faktoje krahasoi shifrat e publikuara nga ministri me buxhetet fillestare dhe me ndryshimet që qeveria u ka bërë fondeve për emergjencat civile përmes akteve normative gjatë viteve.

Shifra 13-fish del nëse krahasohen dy buxhete fillestare, pra 430 milionë lekë në vitin 2020 me 5.7 miliardë lekë në vitin 2026. Por aktet normative tregojnë se fondet për emergjencat civile janë rishikuar disa herë.

Të dhënat tregojnë se nga viti 2021 deri në 2025 qeveria ka shkurtuar fondin e emergjencave civile. Përjashtim bën vetëm viti 2020 dhe viti aktual. Në vitin 2022, për shembull, buxheti fillestar ishte 4.1 miliardë lekë, por me aktin e fundit normativ fondi u ul në 1.8 miliardë lekë. Pra, u hoqën rreth 2.3 miliardë lekë, ose më shumë se gjysma e fondit fillestar.

E njëjta situatë përsëritet edhe në vitet 2024 dhe 2025, të cilat kanë qenë ndër vitet më të vështira për vendin për sa i përket zjarreve. Sipas të dhënave për vitin 2024, në Shqipëri u shënuan 168 zjarre, të cilat dogjën 46,623 hektarë pyje dhe kullota. Edhe në vitin 2025 qindra vatra zjarresh shkrumbuan 59,933 hektarë, nga veriu në jug i vendit. Pikërisht në këto vite, fondi i emergjencave civile u shkurtua ndjeshëm krahasuar me buxhetin fillestar. Në vitin 2024, nga 5.3 miliardë lekë të parashikuara në fillim të vitit, fondi zbriti në 3.4 miliardë lekë, një ulje prej rreth 36%. Në vitin 2025, fondi u reduktua nga 5.4 në 3.9 miliardë lekë, ose rreth 28% më pak.

Nëse krahasohen fondet pas ndryshimeve buxhetore, rritja e financimit është shumë më e vogël se ajo që paraqet ministri. Nga 0.9 miliardë lekë në vitin 2020, fondi arrin në 5.7 miliardë lekë në vitin 2026, pra është rritur rreth 6.3-fish. Kjo do të thotë se është më pak se gjysma e asaj që pretendon ministri i financave.

Rritja 13-fish, propagandë me shifra

ImageProblemi me deklaratën e ministrit nuk është matematika. Nga 430 milionë lekë në vitin 2020 në rreth 5.7 miliardë lekë në vitin 2026, buxheti fillestar është rritur realisht më shumë se 13-fish. Problemi është se ministri e përdor këtë shifër për të krijuar idenë se fondet për emergjencat civile janë rritur në mënyrë të qëndrueshme. Aktet normative tregojnë të kundërtën. Financimi për zjarret, përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore është ulur.

Nga viti 2021 deri në 2025, qeveria ka shkurtuar fondet për emergjencat civile. Madje ky zë është ulur edhe në dy nga vitet me verat më të vështira sa i përket zjarreve.

Pra, paraqitja e buxheteve fillestare krijon përshtypjen e një rritjeje të pandërprerë dhe shumëfishimit të fondeve, ndërsa aktet normative tregojnë se financimi është rishikuar dhe shkurtuar në shumicën e viteve. Për këtë arsye, deklarata kategorizohet PROPAGANDË./Faktoje.al

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.