Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
POLITIKE

“175 mijë familje po paguajnë çmimin”, Tabaku: Qeveria po shkatërron fasonët

P
Piranjat 4 August 2026, 11:25 · 4 min lexim
“175 mijë familje po paguajnë çmimin”, Tabaku:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se pas 13 vitesh në pushtet e ka çuar industrinë fason drejt një krize të thellë, duke rrezikuar mijëra vende pune dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se mbi 175 mijë familje shqiptare po përballen me pasojat e një modeli ekonomik që, sipas saj, ka dështuar.

Sipas deputetes demokrate, industria fason po goditet nga mungesa e mbështetjes shtetërore, zhvlerësimi i euros, rritja e kostove të prodhimit dhe niveli i lartë i taksave.

Tabaku akuzoi gjithashtu qeverinë se ekonomia shqiptare po deformohet nga paratë e pista dhe krimi i organizuar, të cilat, sipas saj, po dëmtojnë konkurrencën e ndershme në treg.

“Paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën dhe ekonominë. Ndërkohë, qeveria as e mbështet dhe as e subvencionon industrinë fason, e goditur rëndë edhe nga zhvlerësimi i euros, kostot e larta dhe taksat. Në mes të kësaj tragjedie që po konsumon jetën e mijëra familjeve, Shqipëria po humbet markën ‘Made in Albania’”, shkruan Tabaku.

Ajo shton se pamjet e bizneseve që nxirren në shitje dhe të sipërmarrësve që po largohen nga vendi për të investuar diku tjetër janë, sipas saj, dëshmi e dështimit të politikave ekonomike të qeverisë.

Në reagimin e saj, Tabaku thekson se pa prodhim nuk mund të ketë vende pune, eksporte dhe një ekonomi të qëndrueshme, duke kërkuar një model ekonomik që mbështet sipërmarrjen dhe punësimin, në vend të një sistemi që, sipas saj, po detyron bizneset të mbyllen.

Pas 13 vitesh në qeveri, socialistët, në kulmin e pushtetit të tyre, u kanë lënë mbi 175 mijë familjeve shqiptare një kartolinë të hidhur: zhbërjen e industrisë fason dhe çuarjen drejt falimentimit të një sektori që dikur punësonte mbi 175 mijë shqiptarë.

Ky është rezultati i një sistemi ekonomik dhe politik që sakrifikon familjet shqiptare, bukën dhe të ardhurat e tyre, për të mbajtur në këmbë një pakicë që e ka ngritur këtë sistem dhe përfiton prej tij.

Paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën dhe ekonominë. Ndërkohë, qeveria as e mbështet dhe as e subvencionon industrinë fason, e goditur rëndë edhe nga zhvlerësimi i euros, kostot e larta dhe taksat.

Në mes të kësaj tragjedie që po konsumon jetën e mijëra familjeve, Shqipëria po humbet markën “Made in Albania”. Pamjet e bizneseve që nxirren në shitje dhe të sipërmarrësve që paketojnë pajisjet për t’u larguar e për të hapur vende pune diku tjetër janë dëshmia e vizionit ekonomik të dështuar të kësaj qeverie.

Në një ekonomi botërore që ndryshon me shpejtësi, vendet e tjera ndërtojnë politika për të mbrojtur prodhimin dhe punësimin. Socialistët bëjnë të kundërtën: nuk punojnë për shumicën, por për pakicën që përfiton nga skemat e pastrimit të parave, abuzimi me pushtetin dhe bashkëjetesa me krimin e organizuar.

Pa prodhim nuk ka vende pune, eksporte dhe ekonomi të qëndrueshme. Shqipërisë i duhet një model ekonomik që mbështet sipërmarrjen dhe punën, jo një sistem që i detyron bizneset të mbyllen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.