EMRI/ E zë poshtë mjeti që po drejtonte, humb jetën tragjikisht 20-vjeçari shqiptar në Itali
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta &cce...
18 organizata të shoqërisë civile kërkojnë rishikim të kuadrit penal që lidhet me shpifjen, duke kërkuar dekriminalizim të plotë dhe mbrojtje të barabartë të lirisë së shprehjes për të gjithë individët.
Në një deklaratë të përbashkët organizatat vlerësuan nismën parlamentare që synon shfuqizimin e plotë të neneve 119 dhe 120 të Kodit Penal, një proces i shoqëruar edhe me konsultim publik, ku shoqëria civile u angazhua në mënyrë aktive. Por shprehën të keqardhur se teksti i miratuar më 21 janar në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike nuk arrin të realizojë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes.
“Kjo qasje devijon nga objektivi fillestar i procesit konsultativ dhe nuk është në përputhje me rekomandimet e kahershme të shoqërisë civile dhe komunitetit të gazetarëve” – citohet në deklaratë.
Organizatat theksojnë se mbrojtja duhet të lidhet me natyrën e shprehjes dhe interesin publik që ajo i shërben, dhe jo me statusin profesional të folësit.
“Versioni i miratuar në Komision dhe që pritet të miratohet në Seancë Plenare së shpejti, përfshin megjithatë disa elemente që përbëjnë hapa përpara” – vijon deklarata.
Ndryshimet pranojnë se raportimi që bëhet për interesin publik dhe me mirëbesim nuk duhet të dënohet penalisht. Ato parashikojnë gjithashtu disa masa mbrojtëse, si përpjekja për të verifikuar informacionin, mundësia për ta sqaruar ose përgënjeshtruar atë dhe dallimi i qartë mes fakteve dhe opinioneve.
Sipas shoqërisë civile, dekriminalizimi i pjesshëm i shpifjes rrezikon të mbetet i pazbatueshëm në praktikë. Së pari, ndryshimi lidhet vetëm me shpifjen, ndërkohë që fyerja (Neni 119 i Kodit Penal) mbetet vepër penale, duke krijuar rrezikun që rastet e shpifjes të paraqiten dhe të trajtohen përmes nenit të fyerjes.
Së dyti, përjashtimi nga përgjegjësia penale kufizohet vetëm për gazetarët “e regjistruar dhe të njohur”, në një kontekst ku Shqipëria nuk ka dhe nuk duhet të ketë një sistem regjistrimi të gazetarëve, pasi kjo do të binte ndesh me standardet evropiane të lirisë së shprehjes.
Për më tepër, organizatat joqeveritare, aktivistët, studiuesit, sinjalizuesit dhe qytetarët e zakonshëm nuk përfitojnë nga këto ndryshime, ndonëse ata shpesh përballen me padi dhe presione ligjore që kanë efekt kufizues mbi lirinë e shprehjes.
Për këto arsye, kërkesa e shoqërisë civile mbetet e qartë dhe e përsëritur: Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndërmarrë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes për të gjithë individët, duke e lidhur mbrojtjen ligjore me shprehjen në interes publik dhe mirëbesimin, dhe jo me statusin profesional.
“Një reformë e tillë është e domosdoshme për përputhjen me standardet e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Europës dhe për garantimin real të lirisë së shprehjes si e drejtë themelore në një shoqëri demokratike” –përmbyll deklarata. /citizens
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një postim në Facebook ku akuzon kryeministrin Edi Rama se ka...
Analisti Genc Burimi ishte i ftuar në emisionin “Task Forcë” në SYRI TV, ku ai komentoi zhvillimet e fundit që lidhen me Kryemin...
Gazetari Bledian Koka i ftuar në studion e “Task Forcë’ analizon se thirrja në mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamen...
I ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV, me moderatore Sonila Meçon, gazetari Klodian Tomorri ka analizuar mungesën ...
Kryesia e Degës së PD në Berat, nën drejtimin e deputetit Eno Bozdo u mblodh ditën e sotme në një takim koordinues për...
Gjykata Kushtetuese përfundoi të enjten shqyrtimin e çështjes për ligjshmërinë e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres d...
Prokuroria e Posaçme ka lexuar vetëm një pjesë të parashtrimeve të saj të kërkesës për kalimin në gjy...
Mazhoranca ndryshon rregullat e komisionit për reformën territoriale, duke hequr paritetin dhe veton. Lëvizja e papritur, sipas Arbjan Maznikut, ...
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për SYRI TV pas seancës së vrullshme plenare, deputetja e Partisë Demokratike...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes ditë...