POLITIKE

2025 mbyllet me super-skandale, Rama premton BE: Kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush

Piranjat Përditësimi i fundit 31 December 2025, 20:09
2025 mbyllet me super-skandale, Rama premton BE: Kohën e re të

Ndërkohë që viti 2025 për Shqipërinë mbyllet me skandale të shumta si ai i grupit të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t i drejtuar nga Ergys Agasi, kryeministri Edi Rama përmend arritje të shumta për vitin që po lëmë pas.

Ai thotë se kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjes së dritave, falë vizionit dhe projekteve e punës këmbëngulëse.

Rama theksoi se ky është momenti që do iu sigurojë se “kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush dhe se më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë”.

“Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kudo ku jeni, Ja edhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart, se në ditën kur hyri.

Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët të dekadës së fundit, duke i dhënë qeverisë sonë, fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve.

Faleminderit edhe njëherë nga unë sot, për atë fuqi me të cilën falë jush, unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.

Në një dekadë kemi bërë çfarë nuk imagjinohej kur nisi numërimi i viteve tona në qeverisje.

Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike, nga Parisi në Ankara, dhe nga Kievi në Londër për të diskutuar të nesërmen e kontinentit tonë.

Një Shqipëri tjetër, ku për 18 muaj do të mblidhen të gjithë udhëheqësit e NATO-s, për Samitin vjetor të Aleancës, që plot vende të tjera, të cilat kanë hyrë në NATO, kohë përpara nesh, ende s’e kanë patur privilegjin ta mikpresin.

Një Shqipëri tjetër, e cila ndryshe nga jo shumë vite më parë, nuk ia ul më kokën asnjë shqiptari kur del jashtë kufijve të saj, prej ku tanimë vërshojnë drejt këtij vendi miliona e miliona turistë.

Një Shqiperi tjetër, më e prekshme se kurrë në çdo skaj të saj, me Dibrën e kthyer në zgjatim të Tiranës, falë rrugës së Arbrit; me Vermoshin, Thethin e Valbonën, të kthyera në destinacione turistike, falë kthimit të shtigjeve të vjetra të dhive në akse me standarte europiane; me Shkodrën e rilindur, falë kthimit të shpresës dhe rikthimit të turizmit si burim ekonomie i tharë qysh prej viteve‘30; me Lezhën, Beratin, Korçën, Pogradecin, Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën, Kolonjën, e me radhë, të kthyera në qytete të rilindura e fshatra rrotull tyre, ku vejevijnë njerëz nga Shqipëria e mbarë bota dhe hapen për t’i mikpritur, dyer pas dyersh, e ku numrat e turistëve, kanë arritur në shifra që nuk imagjinoheshin kur nisi kjo dekadë; me luginën e Lumit të Vlorës, të kthyer në një aks panoramik i Shqipërisë tjetër, ku të tjera e të tjera akse të reja, autostradash, rrugësh, tunelesh të hapur në veri e në jug, me standarde europiane e ritëm të pandalur gjatë këtyre viteve, i kanë dhënë kësaj Shqipërie, jo thjesht infrastrukturë më të mirë, po energjinë ripërtëritëse të një vendi në ngjitje.

Të gjithë këtë transformim, që vazhdon e do të vazhdojë pa ndalim, me kantiere të hapura e projekte të reja, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, nuk e solli koha siç thonë disa, nuk e sollën as alienët apo bandat siç bërtasin disa të fantaksur të tjerë, po e solli forca jonë qeverisëse, besimi juaj tek ne dhe besimi ynë i përbashkët tek Shqiperia, e solli puna pa orar e mijëra e mijëra njerëzve, e ministrisë, agjencive shtetërore dhe kompanive private, përpjekja e madhe në shumë frontet e betejës për Shqipërinë Europiane, ku të metat, dobësitë, gabimet apo edhe rrëshqitjet ose mëkatet e disave brenda nesh, nuk e zvogëlojnë dot kurrsesi përmasën historike të një transformimi të tillë.

Kjo është një Shqipëri tjetër, edhe falë kthimit të infrastrukturës digjitale nga një dorë kioskash me internet, në një shtyllë qeverisëse me maturitet të lartë, siç e vlerësojnë organizmat më prestigjozë ndërkombëtarë të fushës.

Një Shqipëri që tre vitet e fundit ka ngjitur plot 54 vende, duke u renditur e 14-ta ndër 197 vende të botës për qeverisjen digjitale dhe duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, një platformë shërbimesh publike në kohë reale, falas nga çdo cep i globit.

E-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 milione euro dhe 7500 vjet radha nëpër sportele, ose e thënë ndryshe, një radhë të gjatë sa 25 mijë rrotullime rreth tokës.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e cila pas sulmit terrorist kibernetik mbi pikërisht këtë infrastrukturë moderne digjitale, ngriti një nga muret më të fortë të mbrojtjes kibernetike në Europë, ku deri më sot kanë dështuar të gjitha sulmet e vazhdueshme që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë më pas e askush nuk flet për to.

Një Shqipëri tjetër, e shërbyer në këto vite transformimi me dijen dhe përkushtimin e skuadrave të AKSHI-t e të AKCESK-ut, ku vajza e djem të talentuar, e kanë rritur vit pas viti aftësinë e këtij shteti për t’u shërbyer njerëzve dhe vendit, duke e bërë Shqipërinë një histori suksesi edhe ndërkombëtarisht.

Kjo është një Shqipëri tjetër, e dalë nga errësirat kronike të ikjes së dritave, falë vizionit, projekteve e punës këmbëngulëse të mbështetur nga investime të vazhdueshme, që kanë transformuar krejt panoramën e sektorit, duke rritur kapacitetet prodhuese, diversifikuar burimet e energjisë së rinovueshme, ulur çmimin për konsumatorët familjarë, e duke u ngjitur vit pas viti drejt majës së sovranitetit energjetik, të cilën do ta mbërrijmë brenda këtij mandati për të mos harxhuar më asnjë qindarkë për të importuar energji nga jashtë.

Kjo Shqipëri tjetër, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e pikënisjes së kësaj dekade, kur ishim të shpërfillurit e damkosur të Europës.

Ky vit mbyllet për Shqipërinë, jo vetëm me negociatat e anëtarësimit të hapura në çdo kapitull, po edhe me ngjitjen e Shqipërisë në pozicionin e të ashtuquajturit front-runner, pararendës, i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

As këtë rezultat shembullor, fantastik për emrin e vendit tonë dhe për dinjitetin e kombit tonë, nuk e solli koha, por përkushtimi i ekipit kombëtar të negociatave dhe dija, puna, këmbëngulja e më shumë se 1000 patriotëve publikë në ministritë e në institucionet e pavarura të shtetit shqiptar.

Dekada e fundit ka qenë për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë me një shpejtësi të re shqiptare, një përpjekje e madhe për të fituar kohën e humbur të një tranzicioni të çartur përplasjesh me muret e prapambetjes, një projekt kombëtar reformash transformuese për të hapur rrugën e të vërtetës sonë si popull europian, që meriton të ulet në sofrën e përbashkët europiane.

Nuk është sot gjëkundi koha për një nga ato fjalimet e mia të gjata. Ky është momenti për mua qe t’ju siguroj se kohën e re të Shqipërisë nuk e kthen dot më mbrapsht askush dhe se më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe shqiptarët; që t’ju garantoj se viti i ardhshëm e ata pas tij, do të sjellin edhe me shumë frute se sa ka sjellë deri më sot puna transformuese e kësaj dekade dhe që t’ju uroj gëzuar, kudo ku jeni, me këdo që keni pranë, e me shëndet dhe mbarësi në vitin që po hyn në derë. Gëzuar!”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?