Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

22 ditë protestë/ Aktivistja: Nuk ka dialog me Ramën, vetëm dorëheqje!

P
Piranjat21 June 2026, 17:22 · 2 min lexim
22 ditë protestë/ Aktivistja: Nuk ka dialog me Ramën, vetëm

Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se protestat kundër kryeministrit Edi Rama po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha, ndërsa sot zhvillohet dita e 22-të e mobilizimit qytetar në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

E ftuar në News24, Vatnikaj tha se protesta nisi pas ngjarjeve në Zvërnec, por më pas u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas saj, pjesëmarrja masive e qytetarëve dhe mbështetja e diasporës tregojnë pakënaqësinë e madhe ndaj situatës në vend dhe mënyrës së qeverisjes.

Vatnikaj theksoi se nuk sheh hapësirë për dialog me kreun e qeverisë, të cilin e cilësoi si një lider që ka përqendruar pushtetin në duart e tij.

Ajo kritikoi gjithashtu deklaratat e Ramës ndaj protestuesve, duke i konsideruar si përpjekje për të delegjitimuar revoltën qytetare.

Sidorela Vatnikaj: Pati një reagim të menjëhershëm të njerëzve që kuptuan se shteti që ne supozojmë se ekziston ka rënë në duart të të fortëve që nëse nuk reagojmë do na dhunojnë edhe ne. Nuk e kemi pritur që protesta të ishte kaq masive.” Nga ana tjetër na ka mbushur zemrën edhe protestat që kanë ndodhur në diasporë nga të rinj e të reja që janë larguar nga Shqipëria me kokën pas.

Rama është një autokrat që ka betonizuar pushtetin e vet dhe nuk presim reagim tjetër. Nuk ka dialog apo negociatë me të. Sepse për ne pushteti i tij si autokrat ka marrë fund.

Fakti që ai ende nuk po pranon që shoqëria shqiptare po i thotë njëzëri që është koha të ikë dhe po i kërkon drejtësisë të hetojë të gjithë politikanët, mendoj se është një frikë sepse kjo lëvizje masive qytetare nuk është pritur nga ana e tyre

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.