POLITIKE

35-vjetori i themelimit të PD, Ndriçim Kulla, dekorohet me çmimin ‘Kurajo dhe Intelektual”

Piranjat Përditësimi i fundit 11 December 2025, 19:38
35-vjetori i themelimit të PD, Ndriçim Kulla, dekorohet me

Shkrimtari Ndriçim Kulla, gjatë fjalës së tij në 25-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ku u nderua me Çmimin “Kurajo dhe Intelektual”, u shpreh se situata politike në vend është në një moment kritik dhe bëri akuza të rënda ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një “narko-diktaturë”. Ai pretendoi se Kryeministri Edi Rama ndodhet në një fazë të vështirë, ku po negocion fatin e tij politik, ndërsa pasardhësit e ish-regjimit kanë instaluar një pushtet që ka përmbysur kulturën politike të krijuar pas viteve ’90.

Kulla theksoi se Partia Demokratike, në fillimet e saj, u mundësoi të drejta dhe fuqizim ekonomik e politik edhe atyre që sot sulmojnë lirinë dhe shtetin e së drejtës. Ai përdori një metaforë të fortë, duke e krahasuar kryeministrin me një “bixhozli që ka humbur dhe bën lëvizje të shpërqendruara”, dhe shtoi se qeveria është pranë rënies: “Ai nuk do shumë, do vetëm një të shtyrë dhe bie në greminë”.

Në përfundim, Kulla bëri një thirrje të qartë për veprim, duke inkurajuar Partinë Demokratike dhe mbështetësit e saj të organizojnë “protesta të fuqishme” dhe t’i japin atyre një “dimension më të madh radikaliteti”, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për dhunë. Mesazhi kryesor ishte që qytetarët duhet të bashkohen për të rikthyer dinjitetin dhe për të përmbysur atë që u cilësua si një “kastë e poshtër” në pushtet.

Fjala e tij: 

Mirëmbrëma anëtarëve dhe të gjithëve të pranishëm. Doktor Berisha, mirëmbrëma. Është nder dhe kënaqësi njëkohësisht që jam i pranishëm në këtë aktivitet. Gjithmonë kam qenë pranë së djathtës, për shkak të prirjeve të mia, dhe në raste të veçanta e kam mbështetur kur i është bërë padrejtësi krahut të djathtë. Sot jemi të gjithë në festë. Madje mund të them se janë të gjithë shqiptarët në festë, ndonëse këtë e festojmë vetëm ne demokratët.

Por ishte pikërisht Partia Demokratike ajo që u bëri të mundur edhe atyre që sot sulmojnë lirinë dhe shtetin e së drejtës të fitonin shumë të drejta, të fuqizoheshin ekonomikisht e politikisht dhe sot të merrnin një rol tjetër. Fatkeqësisht, jemi në një moment shumë të vështirë, çka duhet ta pranojmë të gjithë. Ish- bijtë e baballarëve dhe nipërit e tyre kanë marrë sot një revansh dhe jo vetëm që kanë instaluar një regjim, të cilin e kam quajtur në librin tim “narko-diktatorial”, por janë të mbështetur nga një ideologji e ekstremit të djathtë, që rrezikon jo vetëm vende të vogla si Shqipëria, por edhe superfuqi si Shtetet e Bashkuara, me një plan ogurzi të globalizmit me dyer të hapura.

Sot të bësh opozitë nuk është e lehtë. Por nuk ka rrugë tjetër, sepse ky është një moment reflektimi. Duhet të kuptojmë se çfarë kemi humbur. Krijuam një kulturë politike që është përmbysur pothuajse tërësisht. Kemi një realitet krejt tjetër. Prandaj ky takim nuk është thjesht një festë për të parë njëri-tjetrin me buzëqeshje, por është një takim për t'u motivuar dhe për t’i dhënë kurajë njëri-tjetrit, ndërkohë që duhet të qëndrojmë fort dhe të bindim njerëzit që të bëhemi bashkë, për të përmbysur këtë diktaturë, ashtu siç u përmbys sistemi në fillim të viteve ’90.

Unë besoj se kryenarko-diktatori Edi Rama është në fazën e negocimit të fatit të tij. Nuk kam ndonjë informacion të brendshëm dhe nuk merrem me legjenda urbane; flas nga natyra ime investigative dhe studimore. Por intuita më krijon këtë përshtypje duke parë lëvizjet e tij, të çrregullta, që të kujtojnë një bixhozçi të dëshpëruar, një personazh të Dostojevskit që ka humbur gjithçka dhe bën lëvizje të shpërqendruara. Jam i bindur, jo vetëm sot por edhe tre-katër vjet më parë, se kjo ditë do të vinte. Ai nuk ka nevojë për shumë: ka nevojë për një shtytje të vogël dhe bie në greminë.

Por nuk duhet të presim që të tjerët të vijnë dhe të bëjnë reprisalje këtu. Ai do të japë llogari. Ne duhet të rikthejmë dinjitetin tonë si shqiptarë, të tregojmë se nuk jemi njerëz që shkelim me këmbë, por qytetarë që dimë t’u tregojmë vendin atyre që abuzojnë me pushtetin. Për këtë arsye, inkurajoj Partinë Demokratike të gjejë më shumë forcë për të organizuar protesta të fuqishme dhe t’u japë atyre një dimension më të madh radikaliteti natyrisht jo radikalitet me dhunë, por me mjetet e ligjshme dhe demokratike që kemi në dorë. Jemi në të drejtën tonë. Duhet t’ia ndërpresim rrugën kësaj kaste të korruptuar dhe të padenjë.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 11 December14:24

Berisha: Vetëm protestat janë rruga

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar ashpër pas prishjes së marrëveshjes për Avokatin e Popullit, duke akuzuar mazhorancën për...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?