Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve
POLITIKE

4 milionë euro nga fondi rezervë për koncertin e Kanye West/ Shehaj: Skandal që duhet hetuar, Rama ka shkelur ligjin

P
Piranjat 9 July 2026, 16:25 · 2 min lexim
4 milionë euro nga fondi rezervë për koncertin e Kanye West/

Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj i ftuar në programin e drekës në News 24, ka deklaruar se përdorimi i fondit rezervë për fatkeqësitë natyrore për koncertin e këngëtarit Kanye West është shkelje ligjore që duhet hetuar.

Ai tha se fondet po përdorën për të blerë  bileta me qëllim që t’iu shpërndahen patronazhistëve. Shehaj deklaroi se asnjë qeveri e asnjë vendi nuk ka marrë përsipër të paguajë për dështimet e koncerteve.

“Fondi rezervë duhej diskutuar në Parlament dhe i duhet shpjeguar publikut, ai është një fond për emergjenca dhe raste të paparashikueshme.

Në përgjithësi janë përdorur për emergjenca, se nuk u shitën mjaftueshëm bileta nuk është emergjncë. Ky është problem i një biznesi privat, fondi rezervë nuk duhet për këtë punë. Kryeministri ka shkelur ligjin, paratë e publikut duhet të shpenzohen me garë. Pse u vendos për këtë këngëtar dhe jo për një tjetër?

Në muajt e fundit janë anuluar koncerete të tjera dhe asnjë qeveri nuk ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet, nuk u turpëruan as Meloni as ai i Koresë së Jugut.

Në raste emergjencash Këshilli i Ministrave vepron pa votë parlamenti, por kjo qeveri ka treguar se e ka shpërfillur parlamentin, e kanë zhvelërsuar parlamentin nga roli i tij, aty buron legjitimiteti dhe votëbesohet edhe qeveria.

Kjo është një çështje që duhet hetuar absolutihst, skandal i vërtetë që të blihen bileta me paratë e shqiptarëve dhe të shpërndahen te patronazhistët”, tha ai.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.