4 mln euro për Kanye West, Partia Demokratike Europiane-Ramës: Shqipëria meriton demokraci një të ardhme europiane dhe jo spektakël

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim.
Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe forcimin e shtetit të së drejtës, qeveria po planifikon të shpenzojë miliona euro për koncertin e një artisti.
“Edi Rama thuhet se është gati të shpenzojë 4 milionë euro nga paratë publike për të shpëtuar koncertin e Kanye West, një prej artistëve më kontroversë në botë”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike Europiane.
Më tej, EDP i bën thirrje kryeministrit Rama që të fokusohet te shqetësimet e qytetarëve shqiptarë dhe jo te organizimi i spektakleve.
“Kryeministri Rama duhet të shpenzojë më pak kohë duke shpëtuar koncertin e Kanye West dhe më shumë kohë duke dëgjuar qytetarët e vendit të tij”, thuhet në deklaratë.
Në përfundim të reagimit, Partia Demokratike Europiane thekson se Shqipëria “meriton më shumë: demokraci përpara spektaklit, llogaridhënie përpara projekteve të kotësisë dhe një të ardhme vërtet evropiane”.
Ndërsa prej javësh shqiptarët kanë mbushur rrugët duke kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe shtet ligjor, Edi Rama thuhet se është gati të shpenzojë 4 milionë euro nga paratë publike për të shpëtuar koncertin e Kanye West, një prej artistëve më kontroversë në botë.
Kryeministri Rama duhet të shpenzojë më pak kohë duke shpëtuar koncertin e Kanye West dhe më shumë kohë duke dëgjuar qytetarët e vendit të tij.
Shqipëria meriton më shumë: demokraci përpara spektaklit, llogaridhënie përpara projekteve të kotësisë dhe një të ardhme vërtet evropiane.
Lexo edhe
POLITIKE
Shqiptarët kërkojnë largimin e tij, Boçi: Rama do përdorë koncertin për propagandë, sikur Shqipëria është e lumtur

Eurodeputetja italiane: Anëtarësimin e Shqipërisë në BE nuk po e kërcënojnë protestat, por hapat që po bëhen

FOTO/ Këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

“Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme...

4 milionë euro nga fondi rezervë për koncertin e Kanye West/ Shehaj: Skandal që duhet hetuar, Rama ka shkelur ligjin





