‘40 hektarë tokë për ‘fituesin e paracaktuar’?/ Këlliçi denoncon aferën: Njoftim fiktiv dhe pjesë e farsës

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar në Facebook duke denoncuar një tjetër aferë të pretenduar në sektorin e bujqësisë.
Këlliçi pretendon se Ministria e Bujqësisë pritet t’i japë 40 hektarë tokë kompanisë “Bullari-08”, të cilën e cilëson si fitues të paracaktuar.
Sipas Këlliçit, kompania është përfituese ndër vite e fondeve të AZHBR-së dhe IPARD-it, ndërsa e lidh këtë rast me marrëdhëniet politike të pronarit të saj me Partinë Socialiste.
Ai ngre gjithashtu akuza ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe i referohet një investigimi të emisionit “PLUG” për të mbështetur pretendimet e tij.
Postimi i plotë:
Rama kërkoi besë, aferat në bujqësi me njerëzit e qeverisë vijojnë! As vapa, as zjarret, as protestat kundër korrupsionit nuk i pengojnë qeveritarët dhe zyrtarët e lartë të Rilindjes të çojnë përpara planet e tyre për përfitim dhe përvetësim.
Nesër pritet që Ministria e Bujqësisë t’i japë 40 hektarë tokë, në një prej zonave më pjellore, pikërisht fituesit të paracaktuar, kompanisë Bullari-08 të Shkëlqim Bullarit. Një oligark i majmur në gjithë këto vite të qeverisjes socialiste me fonde të AZHBR-së e të IPARD-it, siç faktoi dhe para pak muajsh emisioni investigativ Plug në Syri TV.
Bullari njihet si mbështetës dhe financues i fushatave të PS-së në qarkun e Elbasanit, madje ka qenë edhe pjesë e listave dhe është zgjedhur deputet. Për këtë përkushtim ndaj partisë, ai është shpërblyer vazhdimisht. Qartazi kjo aferë bëhet nën influencën e ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, i cili, para se të merrte këtë detyrë, ka qenë kryetar i Bashkisë së Cërrikut.
Ajo që pritet të shpallet nesër është tërësisht një njoftim fiktiv dhe pjesë e farsës që ndodh me sektorin e bujqësisë prej vitesh tashmë. Jo më kot, Bashkimi Europian ka pezulluar programin IPARD prej dy vitesh, pasi konstatoi hajdutërinë me fondet që vinin këtu e që ndaheshin nga qeveritarët sipas interesave të tyre.
Lexo edhe
POLITIKE
Edi Rama darkë private me Alex Soros në Dhërmi

“Të parët për sigurinë kibernetike”/Rama u “vërsulet” komentuesve: Sorra, korba dhe urrejtës!

“Orikumi të bëhet sërish bashki”/ Ilir Meta mbështet protestën: Nuk mund të trajtohet më si 'aneks i Vlorës'

“Ta harrojë Rama se kjo protestë do shuhet!” – E moshuara shpërthen para Kryeministrisë: Janë hajdutë vetëm për vete, do luftojmë deri në...

“Rama iku me gushtin!”, aktivisti Edison Lika nga protesta: Shtatori do të bëjë gati valixhet e kryeministrit për largim nga pushteti...





