Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s...
POLITIKE

400 mijë euro bileta, 200 mijë euro karrige, 250 mijë për karburant, fatura e "kripur" e Kuvendit në 2026

P
Piranjat15 August 2026, 18:41 · 4 min lexim
400 mijë euro bileta, 200 mijë euro karrige, 250 mijë për

Në Kuvend mund të ketë debate nëse Shqipëria ka para për pensionet, shëndetësinë apo arsimin. Për disa gjëra të tjera, megjithatë, paratë duket se janë gjetur.

Dokumentet e siguruara për prokurimet e Kuvendit gjatë vitit 2026 zbulojnë një Parlament që ka planifikuar 40 milionë lekë (rreth 400 mijë euro) vetëm për bileta për udhëtime ndërkombëtare.

Dhe fluturimi është vetëm fillimi.

Pasi të kthehen në Tiranë, deputetët do të kenë edhe karrige të reja. Kuvendi ka parashikuar 20 milionë lekë (rreth 200 mijë euro) për blerjen e karrigeve të sallës së seancave plenare.

Ndërsa për makinat zyrtare janë planifikuar edhe 25 milionë lekë (rreth 250 mijë euro) karburant. Pra, vetëm për të fluturuar, për t’u ulur dhe për të lëvizur me makinë, fatura e planifikuar arrin në 85 milionë lekë (afërsisht 850 mijë euro).

Por regjistrat e prokurimeve tregojnë se Kuvendi i drejtuar nga Niko Peleshi ka edhe nevoja më elegante.

Për pritje ceremoniale, dreka, darka dhe kokteje është vendosur një fond limit prej 10 milionë lekësh (rreth 100 mijë euro). Për dhurata protokollare, 1.5 milionë lekë (rreth 15 mijë euro), ndërsa në regjistrin e realizimeve fitues për këtë kategori rezulton Argjendari Piro, me kontratë 404,583 lekë (rreth 4 mijë euro).

Ka edhe lule e vazo. Për blerjen dhe mirëmbajtjen e tyre fondi limit është rreth 839 mijë lekë (rreth 8,400 euro), me kontratë 794,400 lekë (rreth 7,900 euro). Në dokumente shfaqet edhe Porcelani Studio.

Por mes faturave është edhe një projekt shumë më i kushtueshëm: Media Hub-i i Kuvendit, për të cilin janë parashikuar 41,833,333 lekë (rreth 418 mijë euro). Në regjistrin e realizimeve figuron veçmas edhe hartimi i projektit për ndërtimin e tij, me fond limit 776 mijë lekë (rreth 7,800 euro) dhe kontratë 475 mijë lekë (rreth 4,750 euro).

Dhe këtu lind një pyetje që Kuvendi duhet ta shpjegojë.

Shqipëria ka tashmë RTSH Kuvend, kanalin e televizionit publik të dedikuar aktivitetit parlamentar, ku transmetohen seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve. Kuvendi transmeton gjithashtu aktivitetin e tij në platformat online.

Atëherë, çfarë shërbimi të ri do të ofrojë Media Hub-i prej mbi 41 milionë lekësh (mbi 410 mijë euro) që nuk ofrohet aktualisht dhe pse Kuvendit i duhet kjo faturë shtesë?

Kjo është një pyetje tjetër nga siguria kibernetike, ku shpenzimet e larta mund të lidhen me nevoja reale të mbrojtjes së sistemeve. Media Hub-i kërkon një shpjegim më konkret për funksionin, produktin që do të prodhojë dhe nevojën që justifikon investimin.

Në total, 25 procedurat e prokurimit me vlerë të madhe të parashikuara për vitin 2026 arrijnë në 265,114,250 lekë (rreth 2.6 milionë euro).

Por për të kuptuar filozofinë e shpenzimeve të Kuvendit nuk është e nevojshme të lexosh të 25 tenderat.

400 mijë euro për të fluturuar.
200 mijë euro për t’u ulur.
250 mijë euro për të mbushur makinat me karburant.

Pra, 850 mijë euro, ose afro 1 milion euro nga taksat e shqiptarëve, vetëm që deputetët të udhëtojnë, të lëvizin dhe të kenë ku të ulen.

Në këtë faturë nuk kemi futur ende pagat dhe dietat e tyre. As gostitë, koktejet, dhuratat protokollare, argjendarinë, porcelanin apo lulet që dalin në dokumentet e tjera të Kuvendit.

Dhe këtu ironia e faturave bëhet më e fortë se çdo koment: taksapaguesit shqiptarë paguajnë afro 1 milion euro vetëm për t’i çuar deputetët deri te karrigia. Çfarë bëjnë ata pasi ulen në të, është një faturë tjetër./vna

400 mijë euro bileta, 200 mijë euro karrige, 250 mijë për

400 mijë euro bileta, 200 mijë euro karrige, 250 mijë për

400 mijë euro bileta, 200 mijë euro karrige, 250 mijë për

400 mijë euro bileta, 200 mijë euro karrige, 250 mijë për

400 mijë euro bileta, 200 mijë euro karrige, 250 mijë për

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.