POLITIKE

400 mln euro për propagandë dhe klientelë, Teliti: Mazhoranca i tha ‘Jo’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës

Piranjat Përditësimi i fundit 20 December 2025, 15:46

400 mln euro për propagandë dhe klientelë, Teliti: Mazhoranca i

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka deklaruar ditën e sotme se mazhoranca i tha "Jo" 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës. Gjatë një deklarate për mediat, Teliti u shpreh se miratimi i projektbuxhetit 2026 të Bashkisë Tiranë nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak, ishte një akt i pastër arrogance dhe një shkelje flagrante e parimeve themelore të qeverisjes dhe demokracisë vendore.

Ai tha se gjatë seancë, mazhoranca përjashtoi propozimet e opozitës dhe shpërfilli interesin publik. Sipas tij grupi i këshilltarëve të PD-së, kishte depozituar paraprakisht 29 amendamente, të hartuara mbi bazën e shqetësimeve reale të qytetarëve. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha se këto amendamente synonin korrigjimin e një projektbuxheti klientelist, të padrejtë dhe të shkëputur nga realiteti social e ekonomik i Tiranës.

Teliti deklaroi se buxheti prej mbi 400 milionë euro për vitin 2026, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës dhe i kundërshtuar fort nga opozita, nuk i jep zgjidhje asnjë prej sfidave të vërteta të kryeqytetit. Sipas tij, ai është një buxhet për propagandë dhe klientelë, i cili mban gjallë modelin e qeverisjes pa transparencë dhe pa llogaridhënie.

Deklarata e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti

"Të nderuar qytetarë të Tiranës. Miratimi i projektbuxhetit 2026 të Bashkisë Tiranë nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak ishte një akt i pastër arrogance dhe një shkelje flagrante e parimeve themelore të qeverisjes dhe demokracisë vendore. Gjatë seancës së votimit, në kundërshtim të hapur me rregulloren, mazhoranca përjashtoi propozimet e opozitës dhe shpërfilli interesin publik.

Grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike kishte depozituar paraprakisht 29 amendamente, të hartuara mbi bazën e shqetësimeve reale të qytetarëve, të të rinjve, familjeve, shtresave në nevojë dhe sipërmarrjes së kryeqytetit. Këto amendamente synonin korrigjimin e një projektbuxheti klientelist, të padrejtë dhe të shkëputur nga realiteti social e ekonomik i Tiranës.

Mazhoranca i tha JO qytetarëve

Duke refuzuar t’i fusë në votim 29 amendamentet tona, mazhoranca socialiste i tha JO:

• Uljen me 30% të taksës së pronës

• Përgjysmimin e tarifës së pastrimit për familjet dhe bizneset

• Përgjysmimin e tarifave të parkimit

• Uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja, masë që do të ulte çmimin e banesave për çiftet e reja.

Mazhoranca i tha JO:

• Çerdheve dhe kopshteve falas

• Subvencionimit të ushqimit për nxënësit

• Kompensimit të çmimit të rritur të ujit, derisa Tirana të ketë furnizim 24 orë

• Subvencioneve direkte për fermerët e Tiranës

Amendamentet tona parashikonin investime të domosdoshme në arsim, siguri dhe të ardhmen e të rinjve, duke përfshirë ndërtimin e institucioneve të reja arsimore, rritjen e sigurisë pranë tyre dhe krijimin e kapaciteteve publike për strehimin studentor. Refuzimi i këtyre investimeve tregon se për mazhorancën prioritet nuk është e ardhmja e qytetit, por mbajtja e pushtetit me çdo kusht.

Mazhoranca i tha PO abuzimit me fondet

Amendamentet tona synonin:

• Ndalimin e pagesave për shërbime që nuk ekzistojnë, duke filluar nga inceneratori inekzistent

• Uljen e shpenzimeve operative dhe administrative

• Eliminimin e fondeve për marketing dhe evente propagandistike

• Alokimin e këtyre fondeve drejt shërbimeve sociale, qendrave komunitare dhe mbështetjes për të moshuarit

Të gjitha këto u rrëzuan pa asnjë argument.

Të dashur qytetarë,

Buxheti prej mbi 400 milionë euro për vitin 2026, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës dhe i kundërshtuar fort nga opozita, nuk i jep zgjidhje asnjë prej sfidave të vërteta të kryeqytetit. Është një buxhet për propagandë dhe klientelë; një buxhet që mban gjallë modelin e qeverisjes pa transparencë dhe pa llogaridhënie; një buxhet që rëndon qytetarët dhe bizneset.

Ky akt është një arsye më shumë për të reaguar ndaj arrogancës, përjashtimit social, vjedhjes dhe shpërdorimit të parasë publike. Ditën e hënë, ora 18:00, ju ftojmë të gjithë të mblidhemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të mbrojtur interesin publik dhe për të kërkuar një qeverisje që punon për njerëzit – jo për pushtetin dhe orekset e tij. Faleminderit." tha  Dorian Teliti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?