Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
POLITIKE

4.2 milionë euro për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën kallëzim në SPAK për Ramën. Duhet të përgjigjet penalisht

P
Piranjat11 July 2026, 16:50 · 2 min lexim
4.2 milionë euro për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar se të hënën do të depozitojë kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhja, lidhur me miratimin e fondit prej 4.2 milionë eurosh për koncertin e Kanye West.

Bardhi ka nxjerrë deklarat e Ramës kur dikur shprehej kundër disa eventeve publike me vlerë 1 milionë euro për festimet e 100 vjetorit të Pavarëisë, ndërkohë që tani jep 4 milionë euro për një koncert privat.

Sipas demokratëve, i njëjti standard duhet të zbatohet edhe sot, pasi fondi prej 4.2 milionë eurosh është miratuar pa prokurë dhe në me ligjin, ndërsa këto fonde, sipas tyre, duhet të mbahen vetëm për raste të shfaqjeve të natyrës apo situatave të jashtme.

“Kur Edi Rama ishte në opozitë denonconte tre evente publike, të organizuara për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, me vlerë 1 milionë euro, duke i cilësuar si abuzim me ligjin dhe një opurtunitet korrupsioni. I njëjti Edi Rama, 14 vite më pas, miraton një fond 4.2 milionë euro për një koncert privat, pa asnjë procedurë, në shkelje flagrante të ligjit, me fondet që duhet të përdoren vetëm në rastet e fatkeqësive natyrore apo masave të jashtëzakonshme.

Me standardin që ka vendosur vetë ai, Edi Rama duhet të përgjigjet penalisht për abuzimin me 4.2 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Prandaj, ditën e hënë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë kallëzim penal në Prokurorinë e Posacme (SPAK) kundër Edi Ramës dhe Blendi Gonxhja, të cilët duhet të japin llogari para ligjit dhe qytetarëve për abuzimin flagrant me paratë e shqiptarëve”, shkruan Bardhi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.