Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë
POLITIKE

‘4.2 milionë euro për koncertin privat’/ Këlliçi: Rama voton faturën e turpit në Kuvend

P
Piranjat13 July 2026, 18:24 · 4 min lexim
‘4.2 milionë euro për koncertin privat’/

Pas miratimit në Kuvend të aktit normativ që lidhet me financimin e koncertit të Kanye West, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Këlliçi e cilëson votimin si një "skandal" dhe pretendon se shumica socialiste miratoi përdorimin e 4.2 milionë eurove nga fondet publike për një aktivitet privat. Ai i bën gjithashtu thirrje SPAK-ut të hetojë çështjen, duke kujtuar se Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal lidhur me këtë rast.

Postimi i plotë: 

Edi Rama turpëron Shqipërinë, po mbyll legjislaturën e Kuvendit duke votuar faturën për koncertin privat! Në seancën e fundit të kësaj legjislature, atë të 23 korrikut, Edi Rama do të rreshtojë kartonat e tij në Kuvend për të votuar një super skandal. Për të hedhur firmën deputetët e tij që një organizues eventesh të marrë 4.2 milionë euro për koncertin e Kaney Ëest.

Duke qënë se çdo mënyrë tjetër ishte shkelje ligji, Edi Rama nxori një akt normativ dhe mori gati gjysmën e parave dedikuar emergjencave civile, për të qerasur një koncert privat. Kapital.al ka zbuluar se përfituesi është pronari i kompanisë “Red Cloud” thuajse në faliment, Klodian Makashi. Kërkesa e tij për para, motivohet me argumentin se eventi vihet në rrezik, dhe duhen shlyer detyrimet ndaj këngëtarit.

Dhe menjëherë i del në krah qeveria, që sipas Edi Ramës i jep këto para për ta shpëtuar vendin nga turpërimi! Me votën e tyre me 23 korrik, deputetët e Edi Ramës do të bëhen të gjithë pjesë e një skandali dhe e një precedenti të rrezikshëm.

Çdo operator privat që ka njohje me kryeministrin, mund të marrë në vijim para nga taksat e qytetarëve për aktivitete private.

Edi Rama e ktheu në koncert shtetëror atë të Kaney Ëest, pasi detyroi administratën dhe shkollat të mbushin stadiumin. Dhe e gjitha vetëm e vetëm për të mos dështuar një antimiting ndaj protestës në shesh që kërkon largimin e tij prej 43 ditësh tashmë. Kjo e 4.2 milionë eurove për një koncert, është e gjitha një histori skandali dhe shkelje e ligjit.

SPAK prej sot ka në dorë një kallëzim penal të depozituar nga Partia Demokratike për këtë abuzim të rëndë me pushtetin. Edi Rama ka përdorur arkën e shtetit si të jetë kasaforta personale për interesat e veta politike.Çfarë duhet më shumë që Struktura e Posaçme Anti-korrupsion të vihet në lëvizje e të bëjë detyrën?! Është ky lloj shpërdorimi detyre dhe abuzimi me postin që i ka ngritur njerëzit në revoltë. Dhe ata që janë kukullat e Edi Ramës në Kuvend, të mos ankohen për komentet që u bëjnë njerëzit apo për vezët që u hedhin, sepse po bëhen pjesë e një maskarade.

Po të kenë minimumin e dinjitetit, të refuzojnë keqpërdorimin edhe një herë tjetër, duke e mbyllur me turp legjislaturën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.