Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
POLITIKE

4.2 mln euro për Kanye West/ Tabaku: Nuk ka koncert, skenë apo spektakël që mund të shuajë energjinë e protestës

P
Piranjat12 July 2026, 21:09 · 3 min lexim
4.2 mln euro për Kanye West/ Tabaku: Nuk ka koncert, skenë apo

Nga Jorida Tabaku: 

Dje, në rrjetet sociale, më bënë thirrje mua dhe ish-pedagoges sime, @Irena Beqiraj që të bënim një analizë mbi koncertin dhe pretendimin se ekonomia shqiptare do të përfitojë 100 milionë euro prej tij.

U mendova gjatë. Jo sepse kjo shifër kërkon ndonjë analizë të ndërlikuar, por sepse më solli ndër mend dhjetëra raste të tjera kur shifra të hedhura në ajër janë përdorur për të justifikuar korrupsionin, shpërdorimin, protagonizmin apo maninë për t’u dukur i madh me paratë e një shteti të vogël.

Pretendimi për 100 milionë euro përfitim nuk mbështetet në asnjë analizë ekonomike serioze, në asnjë metodologji dhe në asnjë logjikë të verifikueshme. Është thjesht një nga gënjeshtrat më të mëdha të prodhuara në emër të shifrave.

A ju kujtohet reforma territoriale, që premtohej se do të kursente 80 milionë euro, ndërsa sot administrata vendore u kushton shqiptarëve mbi 140 milionë euro më shumë?

A ju kujtohen inceneratorët, që do të digjnin mbetjet e gjithë Ballkanit, por pasi dogjën qindra milionë euro nga buxheti, sot nuk ekzistojnë?

A ju kujtohet ligji për investimet strategjike, që do të sillte kapital të huaj dhe dhjetëra mijëra vende pune, por përfundoi në një mekanizëm për shpërndarjen e pronës publike dhe të bregdetit te një grusht njerëzish pranë pushtetit?

E njëjta skemë po përdoret edhe sot.

Parimi i propagandës është i vjetër: bëje gënjeshtrën sa më të madhe, që njerëzit të mendojnë se askush nuk do të guxonte ta shpikte.

Por koncerti ka vetëm një shifër reale dhe të provueshme: 4.2 milionë euro bileta të blera me paratë e taksave të shqiptarëve dhe të shpërndara në administratën publike.

Pr as vlerë e shtuar në ekonomi. As rritje e turizmit dhe as prestigj.

Në fakt është financim publik për të ushqyer egon dhe protagonizmin e një njeriu që kërkon të jetë me çdo kusht në qendër të lajmeve ndërkombëtare. Por nuk ka koncert, skenë apo spektakël që mund të shuajë energjinë e protestës.

Pasi, protesta nuk ka lindur nga mungesa e argëtimit. Ka lindur nga padrejtësia, varfëria, korrupsioni dhe nga një sistem që merr nga shumica për të financuar luksin dhe propagandën e pakicës. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.