POLITIKE

4.3 mln euro për koncertin e Kanye West/ PD i kërkon KLSH të auditojë Qeverinë, Bozdo: Rama donte të shuante “zjarrin” e protestës dhe…

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Korrik 2026, 11:19

4.3 mln euro për koncertin e Kanye West/ PD i kërkon KLSH të

Deputeti i Partisë Demokratike Enno Bozdo, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se PD ka kërkuar nga KLSH auditimin e qeverisë në lidhje me 4.3 milionë euro të cilat u paguan për koncertin e Kanye ËEST.

“Edi Rama e projektoi koncertin privat pikërisht si një zjarrfikëse sociale, për të shuar frymën dhe shpirtin e protestës si dhe për të pikturuar ndërkombëtarisht një Shqipëri të rreme, ku spektakli mundohet të mbulojnë rrënjët e thella të krimit dhe korrupsionit, vjedhjen e zgjedhjeve, zbrazjen dhe zhbërjen e Shqipërisë, arsimin dhe shëndetësinë që kolapsin. Dhe kjo zjarrfikse u financua me 4,3 milionë euro, ndërsa kurrë nuk u financuan dëmet e fatkeqësive natyrore si psh përmbytjet e njëpasnjëshme të mijëra fermerëve në jug e veri të vendit vetëm disa muaj më parë, apo logjistika e munguar për shuarjen e zjarreve apo përballimin e tërmeteve”, u shpreh Bozdo.

Deklarata

Në emër të deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës, anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Punësimit dhe Financës, i jemi drejtuar sot Kontrollit të Lartë të Shtetit me një kërkesë përkryerjen e një auditimi të plotë përputhshmërie mbi ligjshmërinë e miratimit dhe zbatimit të AktitNormativ të përdorimit të fondit rezerve të buxhetit të shtetit, për të financuar me para shtetërore, 4,3 milionë euro, një aktivitet privat.

Pra, siç edhe të gjithë janë tashmë në dijeni, Këshilli i Ministrave ka akorduar plot 4.3 milionë Euro nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit për të financuar një koncert privat të këngëtarit Kanye Ëest në Tiranë, qartazi duke shpërdoruar dhe tjetërsuar procedurën dhe ligjshmërinë e Aktit Normativ.
Edhe pse evenimenti ishte privat, edhe pse për muaj me radhë ishte dhënë siguri nga qeveria se asnjë financim nga buxheti i shteti nuk do të livrohej, përsëri 4,3 milionë euro u hoqën me shpejtësi rrufe nga fondet e buxhetit, fonde këto të destinuara kundër fatkeqësive natyrore, si psh zjarret apo përmbytjet, tërmeti apo ngjarje të tjera madhore të paparashikueshme dhe me ndikim të madh ekonomik dhe social.

Në të vërtetë, e vetmja gjë madhore që po ndodh në Shqipërinë në këtë periudhë është zgjimi i shoqërisë shqiptare dhe revolta masive e dhjetëra mijëra shqiptarëve, përfaqësues të të gjithë shtresave dhe votuesve politikë, shprehur me protesta të përditshme, prej thuajse 2 muajsh, kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Edi Rama e projektoi koncertin privat pikërisht si një zjarrfikëse sociale, për të shuar frymën dhe shpirtin e protestës si dhe për të pikturuar ndërkombëtarisht një Shqipëri të rreme, ku spektakli mundohet të mbulojnë rrënjët e thella të krimit dhe korrupsionit, vjedhjen e zgjedhjeve, zbrazjen dhe zhbërjen e Shqipërisë, arsimin dhe shëndetësinë që kolapson.

Dhe kjo zjarrfikse u financua me 4,3 milionë euro, ndërsa kurrë nuk u financuan dëmet e fatkeqësive natyrore si psh përmbytjet e njëpasnjëshme të mijëra fermerëve në jug e veri të vendit vetëm disa muaj më parë, apo logjistika e munguar për shuarjen e zjarreve apo përballimin e tërmeteve.

Nga ana tjetër, Akti Normativ përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj disiplinës fiskale dhe parimeve të qeverisjes së mirë. Përdorimi i këtij instrumentin nga fondi rezervë në këtë rast bie ndesh me:
* Nenin 101 të Kushtetutës: Aktet normative rezervohen ekskluzivisht për marrjen e masave të përkohshme në raste “nevoje dhe urgjence”. Një koncert muzikor argëtues, i cili kërkon muaj të tërë planifikimi e negociatash, nuk përbën në asnjë rrethanë as nevojë shtetërore dhe as urgjencë kombëtare.
* Ligjin e Menaxhimit të Sistemit Buxhetor (Nr. 9936): Neni 5 sanksionon qartë se Fondi Rezervë ekziston vetëm për të mbuluar shpenzime të cilat nuk njihen dhe janë objektivisht të pamundura të parashikohen gjatë hartimit të buxhetit.
Ky veprim devijon thellësisht nga praktikat më të mira evropiane dhe udhëzimet ndërkombëtare për menaxhimin e financave publike, të cilat diktojnë transparencë absolute dhe kufizime strikte në përdorimin e fondeve të emergjencës.
Pra këtu kemi të bëjmë me mos përmbushjen e kritereve thelbësore të ligjshmërisë: pa parashikueshmërisë, pamundësisë së planifikimit dhe respektimit të procedurave buxhetore.

Për këtë arsye, ne i kemi kërkuar KLSH-së që të zbardhë urgjentisht:
* Kur filluan saktësisht negociatat për këtë koncert dhe a ishte kjo përpara miratimit të buxhetit vjetor2026?
* A ekziston një preventiv i detajuar për këtë vlerë prej 4.3 milionë Eurosh, siç kërkohet nga Udhëzimi nr. 9 i buxhetit?
* Si mundet qeveria të provojë “pamundësinë e planifikimit” për një ngjarje që kërkon një marrëveshje kontraktuale dhe logjistike të mirëfilltë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve në fakt i di mirë çdo shqiptar, por ne si opozitë kemi detyrimin të sanksionojmë një standard evropian duke i thënë stop një herë e mirë këtij abuzimi kaq flagrant me paratë e buxhetit, që financojnë kozmetikën e qeverisjes së Edi Ramës.

Sepse, përdorimi i buxhetit të shtetit si xhep personal, pa pyetur për ligj dhe procedurë, është një akt që nuk e has sot as edhe në ato që konsiderohen shtete të falimentuara. Jo më pastaj për vende që synojnë të bëhen pjesë e BE-së, brenda vetëm pak viteve.
Shpresojmë që KLSH të ngrihet në lartësinë e detyrës që ligji i përcakton, duke i vajtur deri në fund kësaj procedure që do te turpëronte çdokënd, veç Ramën dhe qeverinë e tij jo !
Ju faleminderit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan