45 ditë revoltë! Nis mbledhja e protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi!

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 45-të, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, për t’i dhënë vijimësi marshimit të përnatshëm që prej më shumë se një muaji kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit po mblidhen në qendër të Tiranës, nga ku pritet të nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Edhe këtë mbrëmje nuk mungojnë sloganet që janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje qytetare. “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria nuk është në shitje” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në shesh, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protesta, e cila nisi fillimisht si reagim ndaj zhvillimeve për Zvërnecin, është shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë dhe klasës politike, me kërkesën kryesore për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
Tabaku: Pa reforma reale Shqipëria mbetet ende larg BE. Vlerat europiane sot kërkohen në shesh

"Nuk ka arsye për entuziazëm nga hapja e kapitujve"/ Abilekaj: BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

"Do e pastroja etnikisht Kosovën"/ Këlliçi për deklaratat e ministres serbe: Duhet rrëzuar sunduesi i Tiranës dhe binjaku i autokratit të...

4.2 mln euro për Kanye West e onkologjiku pa barna, Spahia: Të vijë në dëgjesë ministrja Sala

“Rama nuk më tha asgjë për komentin tim mbi bluzën e tij me flamingon”/ Marjana Koçeku: Pse e fika telefonin pasi dola e pavarur

Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, mazhoranca refuzon transparencën

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç





