POLITIKE

"500 mijë pensionistë trajtohen me 'thërrime'", Berisha: Indeksimi nga qeveriia, sa dy kokrra vezë

Piranjat Përditësimi i fundit 7 May 2026, 19:31
"500 mijë pensionistë trajtohen me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerësuar jetesën tepër të vështirë të shtresës më në nevojë të shoqërisë, pensionistët, gjatë qeverisjes së Edi Ramës prej 13 vitesh.

‘490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë në disa aspekte më të vështirë se në socializëm’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në tryezën për pensionistët, e thirrur nga Departamenti i Ekonomisë në PD.

Berisha: Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju të pranishëm këtu, por dhe mbarë pensionistëve shqiptarë. Një përshëndetje për Dorin dhe Hysenin dhe falënderim për punën.

Sot trajtojmë një nga problemet më të dhimbshme, më shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Trajtojmë problemin e pensioneve për mbi 1/3 e popullatës së vendit, e cila jeton në varfëri edhe po të jetë për pensionin që merr, në varfëri të skajshme.

Mbase duhet të kemi parasysh një gjë, që rreth 490.000 pensionistë marrin pensione të pjesshme. Nuk marrin pensionin minimal të plotë, por marrin pension të pjesshëm. Çka do të thotë, thërrime.

Dhe po të kemi parasysh çmimet e tregut, ata kanë një jetë shumë, shumë të vështirë. Kanë një jetë, në disa aspekte, më të vështirë se në socializëm. Ku, me aq sa merrnin, ato që ishin i blinin. Me ato çmime simbolike.

Kurse sot çmimet nuk janë më simbolike. Çmimet janë krejtësisht të përcaktuara nga tregu. Dhe në Shqipëri, fenomeni, zhvillimi më negativ ka qenë ky, që rritja e rrogave dhe e pensioneve nuk ka ndjekur rritjen e çmimeve.

Dhe, në Shqipëri, inflacioni, në tërësi, krahasuar me inflacionin selektiv, inflacionin, ta quajmë të shportës së mallrave më të domosdoshme, ushqimeve dhe mallrave më të domosdoshme për pensionistin.

Ky inflacioni i dytë, në realitet, mund të jetë 10, 20 herë më i madh, më i lartë sesa inflacioni në tërësi. Pra, po të marrësh, kemi të bëjmë me, në, në qoftë se i përdorim, kemi të bëjmë me një cinizëm shifrash të pashembullt.

Themi se inflacioni ishte 2%, inflacioni i ushqimeve atë muaj mund të ketë qenë 15%. Po me këto pak para që ka, ai ato, ai të gjitha i ka të përqendruara në atë shportë. Ushqimet dhe atë s'e kap dot. Pra, është një gjendje jashtëzakonisht e rëndë. Është një gjendje absolutisht e papranueshme.

Nuk ka shpërndarje më të pabarabartë të ardhurash sesa kjo. Ka qëndrim më cinik. Dhe, është i tëri handmade, i bërë nga qeveria. Sepse, në vitin 2013, pensionet ishin sa ishin, po ishin më të lartat në rajon.

Më të larta se në Serbi, më të larta se, që sot e ka, Serbia sot e ka 488 euro pensionin mesatar. Ishin më të larta se në Maqedoni, më të larta se në, se në Rumani, më të larta se në Bullgari. Ishin dy vende anëtare të Bashkimit Europian.

Natyrisht, vazhdimi i këtij trendi duhet të ishte detyrim madhor absolut i qeverisë. Qeveria çfarë bëri?

Dyfishoi taksat. Qeveria pretendoi se po i indekson pensionet. Cili indeksim? Indeksimi me treguesin e inflacionit të përgjithshëm. Pensionistëve u del dy kokrra vezë. Po indeksimi me, me inflacionin selektiv nuk është konsideruar kurrë për ta.

Ndaj dhe ata mbeten, mbeten, në vend numëro, ose me rritje shumë modeste, në një kohë kur çmimet u rritën mbi 100%. Në një kohë kur mallrat e asaj që quhet shportë, u bënë më të shtrenjta, jo se në Serbi, jo se në Maqedoni, apo Mal të Zi, por u bënë më të shtrenjta se në Itali, se në Greqi, se në Gjermani në disa raste.

Plus, fatura e kujdesit shëndetësor për këta burra dhe gra. Pra, në mënyrë të papërgjegjshme, në mënyrën më të papërgjegjshme, pensionistët u zhytën gjithnjë e më thellë në mjerim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?