Memaliaj/ Protestuesit marshojnë drejt qytetit, bllokohet rruga nacionale
Në përfundim të protestës së dytë kundër draftit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, protestuesit kanë nisur ma...
Në përfundim të protestës së dytë kundër draftit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, protestuesit kanë nisur ma...
Në protestën e 69-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët përcollën një tjetër mesazh nga sheshi,...
Gjatë protestës së dytë në Memaliaj kundër draftit që synon shkrirjen e bashkisë, një prej qytetarëve pjes&eum...
Dhjetëra banorë të Memaliajt kanë dalë sërish në protestë, duke shënuar ditën e dytë të kundërs...
Qendra e emigrantëve e ngritur nga Italia në Gjadër të Lezhës vijon të jetë në qendër të debatit në Itali...
Berat Gjimshiti është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqipta...
Shoqëria lokale e Serresit vijon të jetë në gjendje shoku pas aksidentit tragjik që ndodhi më herët në rrugën provi...
Marrëveshja trepalëshe e mbrojtjes, e nënshkruar nga Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani, nuk përbën një "NATO islamike" – ...
Milionat nga bakri shtohen, por në Fushë-Arrëz banorët vijojnë të përballen me pasojat e një ndotjeje që sipas tyre...
Pritja që u dhanë qytetarët e Barit, të cilët nxituan në ndihmë të 20,000 shqiptarëve që mbërritën...

Partia e Lirisë ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi cilësinë e arsimit në vendin tonë.
Në një deklaratë për mediat, zëvendëspresidentja e PL, Erisa Xhixho tha se rreth 60% e të rinjve shqiptarë klasifikohen si analfabetë funksionalë, trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian.
Sipas saj, një shifër e tillë tregon se mijëra të rinj dalin nga sistemi arsimor pa aftësitë bazë për të kuptuar, analizuar dhe konkurruar në tregun modern të punës.
Ndërsa iu referua të dhënave të INSTAT, ku rreth 17.800 persona me arsim të lartë janë të papunë dhe të rinjtë përbëjnë rreth 55% të të gjithë të papunëve me diplomë universitare, për Xhixhon kjo dëshmon se qeveria ka dështuar të lidhë arsimin me tregun e punës dhe me nevojat reale të ekonomisë.
‘Një vend që nuk investon te arsimi nuk ndërton të ardhmen; ndërton varfëri, emigracion dhe varësi. Kjo është arsyeja pse arsimi nuk mund të trajtohet më si një shpenzim, por si investimi më jetik për Shqipërinë’, u shpreh Xhixho në përmbyllje të deklaratës së saj.
Sapo është mbyllur një vit shkollor me shumë porblematika dhe pyetja më e madhe që bëjnë sot qytetetarët është:
Sot, rreth 60% e të rinjve shqiptarë klasifikohen si analfabetë funksionalë, trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian .Kjo do të thotë se mijëra të rinj dalin nga sistemi arsimor pa aftësitë bazë për të kuptuar, analizuar dhe konkurruar në tregun modern të punës.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria po përjeton një paradoks të dhimbshëm. Nga njëra anë, vendi detyrohet të importojë punëtorë të huaj, sepse mbi një milion shqiptarë janë larguar nga vendi. Nga ana tjetër, të rinjtë shqiptarë nuk gjejnë punë.
Sipas INSTAT, rreth 17.800 persona me arsim të lartë janë të papunë dhe të rinjtë përbëjnë rreth 55% të të gjithë të papunëve me diplomë universitare. Kjo dëshmon se qeveria ka dështuar të lidhë arsimin me tregun e punës dhe me nevojat reale të ekonomisë.
Ndërkohë, ankthi i mësuesve për vendin e punës vazhdon edhe këtë verë. Jo sepse mungojnë mësuesit e mirë, por sepse po mungojnë nxënësit. Shpopullimi po godet drejtpërdrejt arsimin shqiptar.
Një në tre nxënës të arsimit bazë është larguar nga bankat e shkollës gjatë dhjetë viteve të fundit. Brenda një dekade sistemi ka humbur 113 932 nxënës, ose rreth një të tretën e popullsisë shkollore.
Situata është edhe më alarmante në arsimin e mesëm, ku në vetëm dhjetë vjet kemi humbur gjysmën e nxënësve.
Mbi 300 shkolla nuk funksionojnë më si një dekadë më parë. Shumica janë mbyllur plotësisht, ndërsa të tjera mbijetojnë vetëm falë klasave të bashkuara.
Edhe universitetet po përballen me të njëjtën krizë. Rënia e numrit të studentëve po sjell mbylljen e degëve të rëndësishme të studimit dhe po rrezikon zhdukjen e profesioneve bazë si matematikanët, kimistët apo gjuhëtarët.
Shqiperia ka financimin më të ulët për arsimin në rajon me vetëm 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Kjo nuk është thjesht krizë e arsimit. Kjo është krizë e zhvillimit të vendit.
Simboli më domethënës i kësaj filozofie është shkolla 9-vjeçare “Edith Durham”. Një shkollë e shembur për t’u rindërtuar me një fond prej 4.9 milionë euro të Bashkisë së Tiranës, por që sot ka 5 klasa me pak sesa godina e vjetër. Një investim që nuk i shërben nevojave të nxënësve, por ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si planifikohen dhe përdoren fondet publike. Ndërkohë, Tiranës i mungojnë të paktën edhe 8 shkolla nga 17 të premtuara.
Nuk mund të ketë arsim cilësor pa financim serioz. Nuk mund të kërkosh rezultate evropiane me buxhete që janë larg standardeve evropiane.
Dhe kjo jo se mungojnë paratë. Vetëm afera e inceneratorëve kap vlerën e rreth 400 milionë eurove. Sterilizimi i kushtoi buxhetit rreth 100 milionë euro. Check-up-i rreth 120 milionë euro, tuneli i Llogarasë 170 milionë euro.
Ndërkohë që qindra milionë euro janë gjetur për koncesione, PPP dhe projekte korruptive, nuk gjenden fonde që fëmijët shqiptarë të mos mësojnë me 2 turne, të kenë laboratorë modernë, biblioteka, palestra dhe shkolla që u përgjigjen standardeve të një vendi që pretendon të hyjë në Bashkimin Europian.
Qeveria flet çdo ditë për integrimin evropian, por nuk ndërtohet Europa me shkolla që boshatisen, me mësues që jetojnë në pasiguri dhe me të rinj që largohen ose mbeten të papunë.
Një vend që nuk investon te arsimi nuk ndërton të ardhmen; ndërton varfëri, emigracion dhe varësi. Kjo është arsyeja pse arsimi nuk mund të trajtohet më si një shpenzim, por si investimi më jetik për Shqipërinë.
Sepse një qeveri që humbet fëmijët nga bankat e shkollës, humbet edhe të ardhmen e kombit. Dhe një shtet që ndërton më shumë kulla sesa shkolla, nuk po ndërton zhvillim, por po vulos dështimin e tij historik.
Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Floriana Garo, ka shprehur shqetësim për rregulloren e re të GJKKO-së, duke e ko...
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Arben Kalemaj, qytetari i sëmurë, që jeton vetë...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi të mërkurën se ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjidhjen e kontrat&eum...
Nuk do të ketë pushime vere deri në fund të gushtit për ministrat e Qeverisë Rama 4. Kryeministri Edi Rama do ta vijojë trad...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka kërkuar Ekuadorit të shqyrtojë mundësinë e njohjes së Republikës së...
Në protestën e 68-të kundër qeverisë, një nga protestuesit mbajti një fjalim me akuza të forta ndaj qeverisë, duke ...
Deputeti dhe njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim në Facebook, ku ngre ak...
Zegjine Çaushi vijon të jetë një nga deputetet më të komentuara të mazhorancës, jo vetëm për deklaratat e sa...
Një projektligj i qeverisë për krijimin e një shoqërie shtetërore, e cila do të marrë nën administrim pothuajse t...
Partia Demokratike ka kërkuar gjatë ditës së sotme nepërmjet sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Viola Kapidani n...