62 ditë revoltë! Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin "Skënderbej"

Protesta kundër qeverisë është sot në ditën e saj të 62-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët e Tiranës. Edhe këtë mbrëmje, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë për të vijuar protestën e përditshme, e cila sipas organizatorëve do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin "Skënderbej".
Ajo që nisi si një reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje qytetare më të gjerë, me protesta të përditshme kundër qeverisë dhe asaj që organizatorët e cilësojnë si kastë politike. Për më shumë se dy muaj, tubimet janë shoqëruar me marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe me thirrje të vazhdueshme për ndryshim politik.
Në protestën e një dite më parë, aktivistët deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre. Ata përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa u shprehën se pakënaqësia qytetare po zgjerohet edhe në qytete të tjera të vendit.
Gjatë tubimit u bë edhe thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të paralajmëruar për të shtunën, më 1 gusht, në Tiranë. Sipas organizatorëve, protestës pritet t’i bashkohen edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, ndërsa u ftuan qytetarët nga i gjithë vendi të marrin pjesë në tubim.
Lexo edhe
POLITIKE
Protestë në Memaliaj kundër reformës territoriale, qytetarët kundërshtojnë planin e qeverisë për shkrirjen e bashkisë

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri

Koçeku i ‘përvishet’ Braçes: Kullën në Dukagjin e kemi pa leje, ‘pse-në’ thuaje ti se ke vite deputet aq sa unë i kam jetë

PS shkrin bashkinë e Selenicës, banorët dalin kundër: Do të shtojë braktisjen e zonës

Pro protestave/ Eurodeputetja Cristina Guarda i kthehet Ramës: S’kemi interesa personale, punojmë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë...

Akuza të reja për Ballukun/ Tabaku: Imuniteti s’mund të bëhet mburojë për korrupsionin, Kuvendi t’i hapë rrugë SPAK-ut

"PS i iku gjithëpërfshirjes për Reformën Territoriale"/ Grupi Parlamentar i PD informon partnerët ndërkombëtar

Kundër Reformës Territoriale, Teliti: PS synon kufij elektoralë, jo zhvillim lokal





