63 ditë protestë kundër Ramës, sot Tirana pret valën e diasporës: Numërimi mbrapsht ka nisur

Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë do të zhvillojë sot një protestë kombëtare në Tiranë, ku pritet t'u bashkohen edhe shqiptarë të diasporës.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme u mbajt protesta e 62-të radhazi përpara Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e përditshëm të kësaj lëvizjeje.
Gjatë tubimit, organizatorët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ata njoftuan gjithashtu se protesta e sotme, 1 gusht, do të ketë karakter kombëtar dhe pritet të shënojë një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, si nga Shqipëria ashtu edhe nga diaspora.
Sipas njoftimeve të publikuara nga komunitetet e diasporës në rrjetet sociale, protesta do të zhvillohet në Bulevard, ndërsa shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit u është bërë thirrje t'i bashkohen tubimit.
"Ka nisur numërimi mbrapsht. Vrisni frikën, merrni pjesë në protestë. Rama i ka ditët e numëruara", ishte mesazhi i përcjellë gjatë protestës së fundit përpara godinës së Kryeministrisë.
Organizatorët e konsiderojnë protestën e sotme si një nga mobilizimet më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje qytetare, duke theksuar se pjesëmarrja e diasporës pritet t'i japë tubimit një peshë të veçantë.
Lexo edhe
POLITIKE
“Belinda Balluku mashtroi”/ Bardhi risjell premtimin e pambajtur të PS për Patosin dhe Divjakën dhe u bën thirrje deputetëve socialistë...

Bashkitë e vogla në protestë kundër shkrirjes, Tedi Blushi: Ndryshimi i hartës territoriale të vendoset me referendum, jo me votat e shum...

PD reagon pas deklaratës së organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias/ Kapidani: Alarm serioz për demokracinë në Shqipëri. Dënojmë ç...

Berisha: Reforma territoriale e 2014-ës solli shpopullim masiv, Rama duhet të gjykohet për...

Marjana Koçeku: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe!

Shkrirja e Selenicës me Vlorën, kryebashkiaku Bellaj: Do mbetemi bashki më vete, plotësojmë çdo kusht

Divjaka bashkohet me Lushnjen? Kryebashkiaku i PS kundër Ramës: Ndihem i tradhtuar!

Biznesmeni në kërkim nga SPAK u arrestua në Francë/ Berisha për Ermal Beqirin: A u lëshua urdhër-arresti? Apo u pengua nga policia e Ramë...





