65 ditë revoltë/ Protestuesit mblidhen sërish në shesh për të rrëzuar Ramën
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ku edhe këtë të hënë po zhvillohet protesta e radhës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Tubimi shënon ditën e 65-të të lëvizjes qytetare, e cila vijon të kërkojë largimin e kryeministrit dhe ndryshim politik. Më pas, ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Lëvizja, që nisi si një reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec, është shndërruar në një protestë të përditshme kundër qeverisë dhe asaj që organizatorët e cilësojnë si “kastë politike”. Prej më shumë se dy muajsh, protestuesit janë mbledhur çdo ditë në Tiranë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e Ramës.
Edhe në protestën e një dite më parë, aktivistët deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre, duke theksuar se pakënaqësia qytetare po zgjerohet edhe në qytete të tjera të vendit.
Lexo edhe
POLITIKE
Banorët e Dimalit sërish në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë/ “Me 220 mln euro mund të blinte edhe Pallatin Elysee!”, Blendi Fevziu: Çudia s’është kështjella!...

Shqipëria nuk arriti objektivin 2% të NATO-s/ Çfarë fshihet pas huasë 302 mln dollarëshe

Protesta, PDE: Shqiptarët kërkojnë institucione të pastra! Nuk i ndal as vapa

Lubonja: Jemi në një regjim kriminal! PS duhet ta kishte përjashtuar Ramën

Deputeti i PS-së kundër Ramës për shkrirjen e Selenicës

Bashkia Rrogozhinë në revoltë kundër reformës territoriale, punonjësit bojkotojnë punën: Mos na zhdukni

“Venezueliani anonim, prestanome për kazinonë në Air Albania”/ Këlliçi publikon videon: Olsi Rama dhe Gert Haka lëviznin bashkë me një ma...





