Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që...
POLITIKE

“75 milionë euro për Inteligjencën Artificiale inekzistente” – Berisha lëshon akuza të forta nga selia blu: Armand Frangu merr paratë e taksapaguesve pa asnjë produkt!

P
Piranjat 5 August 2026, 12:41 · 1 min lexim
“75 milionë euro për Inteligjencën Artificiale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, ku ka denoncuar ashpër skandalet e radhës me tenderat korruptivë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka vënë në shënjestër Armand Frangun, baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka përdorur fushën e Inteligjencës Artificiale si një fasadë për të realizuar një vjedhje kolosale përmes fondeve publike.

Lideri i opozitës u ndal te mënyra se si ndërtohen projektet fiktive në institucione, duke denoncuar shumën marramendëse që i është akorduar Frangut pa pasur asnjë lloj produkti real në terren.

“Del Armand Frangu, kunati i Lindës së Surrelit dhe thotë: ‘Do ju lumturoj me Inteligjencë Artificiale’. AI është inekzistente në Shqipëri. Do e përmirësoj thotë ai, sipas tyre ekziston. Dhe sa merr? 75 milionë euro! Me këtë akt janë vjedhur 75 mln euro pa asnjë produkt,” u shpreh Berisha gjatë konferencës për shtyp.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.