Anticikloni afrikan sjell valë të forta të nxehti në Europë/ Italia ngre alarmin, edhe Shqipëria përfshihet nga temperaturat e larta
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Prej afro 7 orësh, pasagjerë, kamionë dhe automjete janë bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Bari. Trageti mbërriti ...
Vetëm përpara pak ditësh, Zlatko Dalic u largua nga pankina e Kroacisë pas 9 vitesh. Por Federata Kroate e Futbollit nuk humbi shumë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se k&eu...
Përshkallëzohet ndjeshëm konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Teherani pretendon se ka ndërmarrë sulme nd...
Administrata Doganore e Portit të Durrësit ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara g...
Këngëtarja Enca ka “trazuar” rrjetin ditën e djeshme me një postim të bërë në rrjetet sociale, kur në...
Vëllai i një prej figurave më të njohura të krimit të organizuar në Ekuador është vrarë nga persona të ...
Ilir Selmanaj, një nga personat e akuzuar për përfshirje në çështjen e bujshme të vrasjes së ish-oficerit të Po...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas...

Gazetarja Klodi Arka, e ftuar në "Kafe Shqeto", komentoi koncertin e Kanye West në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si qeveria menaxhoi një event privat dhe ndërhyrjen e saj me para publike.
Arka u shpreh se bëhet fjalë për një artist me kërkesa të jashtëzakonshme financiare dhe teknike, i cili, sipas të dhënave që qarkullojnë publikisht, nuk performon për shifra nën miliona euro, ndërsa shteti shqiptar, sipas saj, pranoi të përshtatet me kushtet e vendosura nga artisti.
Ajo deklaroi se ky organizim u përdor nga qeveria si një tjetër element propagandistik për të shitur imazhin e Shqipërisë si destinacion ndërkombëtar, duke e paraqitur ardhjen e Kanye West si një sukses të madh turistik. Por, sipas Arkës, pas fasadës së spektaklit mbeten pikëpyetje të mëdha për kostot reale, për strukturën provizore të ngritur për koncertin dhe për arsyet e ndërhyrjes së shtetit në një aktivitet që duhej t’i përkiste tregut privat.
Gazetarja kritikoi edhe justifikimin se protestat ndikuan në pjesëmarrjen e publikut, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga debati kryesor: përdorimi i fondeve dhe përgjegjësia për një event që, sipas saj, u propagandua si triumf ndërkombëtar, por la pas shumë pikëpyetje financiare dhe politike.
Pjesë nga deklarata:
Shiko, ky artist është një artist që nuk bën kompromise për sa i përket kushteve teknike dhe çmimit që ai ka, sipas atyre që shkruhen, sepse ne nuk e dimë sa është paguar ai këngëtar për të ardhur në Shqipëri. Por, sipas shkrimeve që gjenden në rrjetet sociale ose në internet, thuhet që ai nuk shkon në një koncert pa 8 milionë euro. Kështu që ky është një kusht për të cilin ai nuk bën kompromis.
Njihet si një artist që ka atë megalomani artistike, që ka kushtet e veta, duke filluar që nga skenografia, ku ai duhet të jetë i vetëm në majë të globit. Pastaj ka edhe kushtet e tjera për sa i përket stafit me të cilin udhëton, pasi merr me vete dhjetëra persona.
Fakti që nuk pranoi të këndonte në një nga këto sheshet ku janë bërë koncerte të tjera, për shembull aty te stadiumi që ishte, ai kërkoi një stadium me kapacitet më të madh. Unë e di që ka qenë një nga kushtet e tij. Po, po. Dhe është një stadium provizor. Unë isha në koncert dhe ndihej që ishte provizor, sepse pak kërcenin njerëzit dhe lëvizte i gjithë rreshti ku ishim ulur aty. Të nesërmen u tha që u çmontua. Domethënë, shteti shqiptar u zhvesh përballë një artisti që ka ato kushtet e veta, që vetëm nga mënyra...
Po mirë, shteti shqiptar, po po them: përse e bën këtë lëvizje? Fakti që ishin shitur biletat te turistët e huaj dhe kjo u përdor edhe si një lloj truku për të tërhequr turistët në Shqipëri. Sepse unë pashë, për shembull, dëgjoja aty që kishte turistë nga Franca, nga Italia dhe nga Amerika vetë. Kryesisht nga shtetet e Europës Perëndimore, vende ku ai është refuzuar të shkojë për shkak të deklaratave të tij, duke thënë që "unë jam Hitler" e ku di unë.
Kjo u përdor si një truk për ta sjellë këtë këngëtar këtu dhe për të tërhequr këta turistë që ndoshta nuk do t'u kishte shkuar kurrë mendja ta shikonin Shqipërinë ose ta shkelnin atë, por erdhën pikërisht për këtë këngëtar, për këtë artist.
Natyrisht që është një nga ato, si të them unë, krenaritë, sepse sollëm një artist kaq të madh, që nuk i përket gjeneratës Z, por pëlqehet nga gjenerata Z. Por pastaj, për sa i përket parave publike që u hoqën në momentin e fundit, ka një debat që, ha debat, debat që ha debat.
Po mirë, ata e justifikuan me idenë që protesta prishi këtë event kaq të madh. Sepse ata që shkojnë në protestë nuk shkojnë në koncert, të paktën kështu u tha. Po se u këndua ai refreni, ndoshta e kanë bërë me qëllim. Kanë blerë biletat për të bërë protestën edhe brenda koncertit. Ky ishte problemi, domethënë ky ishte justifikimi.
Unë tani, nga deklarata e Kryeministrit, që ai foli para, foli dhe një ditë pas koncertit, ku tha se të gjithë ata që janë pjesë e protestës kanë vërshuar me një lumë sharjesh dhe urrejtjesh, duke prishur imazhin e Shqipërisë. Ky është justifikimi.
I ftuar në emisionin "Kafe Shqeto", deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për mëny...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare për të shqyrtuar dhe miratuar një sërë projektrezolu...
Kryeministri Edi Rama duket se po e humb durimin me rrjetet sociale, ndaj ka vendosur të zgjidhë problemin me një lëvizje të thjesht&eu...
Është mbyllur edhe protesta e 43-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Mijëra qytetarë u mblodhën fillimish...
Ata ëndërrojnë për Evropën, por rruga është ende e gjatë. Në Shqipëri, 92% e popullsisë mbështet an&...
Media prestigjioze franceze “Le Temps” i ka kushtuar një artikull të gjerë zhvillimeve politike në Shqipëri, duke u ndalur ...
Nga Jorida Tabaku: Dje, në rrjetet sociale, më bënë thirrje mua dhe ish-pedagoges sime, @Irena Beqiraj që të bënim nj&...
Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë as në seancën plenare të nesërme të Kuvendit. Vendimi u është...
Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot në Sheshin “Skënderbej” në protestën e 43-të kundër qeverisë...
Ish-ministri socialist i Financave dhe ekonomisti Arben Malaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për financimin me 4 mln euro për koncerti...