82 protesta kundër qeverisë, qytetarët do të mblidhen sërish sonte para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Qytetaret do të mblidhen sërish pasditen e kësaj të enjteje përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 82-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës.
Ata qëndrojnë në shesh që prej fundit të muajit maj, ndërsa shprehen të vendosur se nuk do të largohen derisa kryeministri Rama të japë dorëheqjen, një nga 5 kërkesat e tyre të panegociueshme.
Protestuesit e akuzojnë atë për korrupsionin dhe keqqeverisjen, ndërsa theksojnë se po e trajton vendin si një biznes privat. Ata e kanë kallëzuar edhe në SPAK, duke kërkuar hetim për librin “Albanian Files”.
“Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Belindën”, “Ju erdhi fundi” janë disa nga thirrjet që tashmë kanë kthyer në refren.
Lëvizja qytetare nisi fillimisht për shkak të kundërshtive të projektit në zonën e mbrojtur në Zvërnec, por tashmë ka marrë përmasa më të gjera pasi qytetarët kërkojnë largimin e Ramës.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Çfarë saktësie’/ Berisha demaskon Ballën për zjarret: Mashtrues interkontinental, s’ndodhet në Shqipëri

‘Vatikani bektashi’ në Tiranë, një precedent për Serbinë në Kosovë

‘Marina e Limionit iu dha një kompanie private’/ Qytetari: E firmosi Belinda Balluku

"Jam kërcënuar"/ I riu: Na kanë sulmuar edhe videot personale, pse marrim pjesë në protesta

Protestuesit marshojnë drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë

Qytetarët mesazhe të forta në protestë: Ju me tendera e miliona, ne në rrugë me pankartat tona

Rregullorja e re e GJKKO, Blushi: Shkel lirinë e medias dhe Kushtetutën! Seancat gjyqësore ndaj Veliajt dhe Metës duhet të jenë publike...

Shqipëria financon arsimin më pak se Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi/ Lili Sula: Rama premtoi Europën, por na la pas rajonit





