“Diaspora blen ilaçet për prindërit në Shqipëri”/ Protestuesja: Ky vend është harruar nga politikanët

Mijëra qytetarë janë mbledhur në ditën e 15-të të protestave masive kundër qeverisë Rama.
Qytetarët u mblodhën fillimisht te sheshi Skënderbej, pastaj marshuan drejt Kryeministrisë.
Një qytetare mbajti fjalën në podiumin e improvizuar, duke thënë se është një prej organizatorëve të protestave të diasporës kundër qeverisë në Austri.
Protestuesja: Të tanat rrugët u mbyllën. Jam sot këtu si simbol se diaspora nuk është vetëm një ditë këtu por çdo ditë këtu. Çdo ditë. Le ta themi hapur, diaspora blen ilaçet e shëndetësisë falas për nënat dhe baballarët, diaspora paguan faturat e energjisë dhe ujit.
Diaspora restauron shtëpitë e braktisura. Pa diasporën mijëra familje nuk do të mbijetonin dhe as nuk do përmbushnin nevojat bazike të jetës së përditshme.
Diaspora është nana që qan se e ka fëmijën mijëra km larg. Diaspora është vajza që punon natë e ditë për me çu paret prindërve.
Ky vend është harruar prej politikanëve të të gjitha anëve. Jam organizuese e protestave që po organizohen fuqishëm në Austri. Vendi po braktiste dita ditës. Ne jena këtu çdo ditë me tanë kontributin tonë.
Lexo edhe
POLITIKE
Vendimi i bujshëm/ Deputetja socialiste braktis PS: Prej sot jam e pavarur!

Mijëra qytetarë në shesh kundër qeverisë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

I braktisur nga këshilltarët? Rama publikon një ‘roman’ për Zvërnecin, këshillohet me ChatGPT

“Ti ndërton kulla, ne mbajmë plagë" - Qindra shqiptarë mblidhen në Mynih për të protestuar kundër Qeverisë

Malaj: Rama po e çon vendin drejt përçarjes, duhet të largohet urgjentisht!





