Aksident fatal në Lezhë, mjeti bujqësor del nga rruga dhe zë poshtë drejtuesin, ndërron jetë në vend
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Torovicë, në Lezhë. Sipas të dhënave paraprak...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Torovicë, në Lezhë. Sipas të dhënave paraprak...
Një shtëpi është shkrumbuar nga zjarri në fshatin, Domen të Postribës në Shkodër këtë të mërkur...
Një akt i rëndë vandalizmi ka tronditur komunitetin e Medjugorjes dhe miliona besimtarë që vizitojnë qytetin çdo vit pë...
Zjarret masive që kanë përfshirë jugperëndimin e Francës kanë shkaktuar një fenomen të rrallë dhe ekstrem, k...
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) më datë 31 korrik, për t’i...
Vajza e dy aktorëve të famshëm, Tom Cruise dhe Katie Holmes, Suri, ka vendosur që të heqë ligjërisht mbiemrin e babait t&eu...
Trajneri italian, Carlo Ancelotti, u rikthye në Brazil disa orë më parë dhe njoftoi rinovimin e ekipit kombëtar, pas t...
Çmimet e pjesës më të rëndësishme të produkteve bazë të konsumit, kafeja, perimet dhe bulmetit u rriten shumë...
Kreu i Grupit i Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka mbajtur një konferencë për mediat, ku foli për procedurat e marrëveshjes me ...
Dy kompanitë e mikrokredive, të cilat aplikojnë interesat më të larta në treg, fituan 11 milionë euro neto vitin e kaluar. ...

Arrestimi në Francë i biznesmenit Ermal Beqiri ka rikthyer në qendër të vëmendjes dosjen e AKSHI-t dhe akuzat për abuzime me tenderët publikë. Partia Demokratike ka ngritur pretendime për një skemë me përmasa të gjera që lidhet me fondet publike, teknologjinë dhe kontratat shtetërore.
Nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, u ndal edhe te aktivitetet private të Beqirit, përfshirë avionin e tij personal dhe kompaninë që ofron shërbime në fushën e aviacionit.
“Ermal Beqiri u arrestua teksa pilotonte avionin e tij personal, që është pikërisht ky avion që shihni në këtë foto dhe që mbart logon Soft Solution. Ky avion është në pronësi të kompanisë Fly Solution, të regjistruar nga Ermal Beqiri në Slloveni. Foto që shihni në ekran, është foto e ëebsite të kësaj kompanie. Në fund lexojmë dhe Fly Solution-The sky is yours, qielli është i yti, njëlloj si në filmin hollivudian Scarface, ku Toni Montana kishte logon The World is yours.
Nëse SPAK do kishte kryer detyrën dhe do të kishte bashkëpunuar me autoritetet Sllovene, kjo kompani dhe avionët e saj, do të ishin vënë nën sekuestro dhe nuk do të përdoreshin dot nga person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri, as për fluturimet e tij personale dhe as për transport të kush e di çfarë tjetër. Logjika është fare e thjeshtë. Është pikërisht SPAK, autoriteti që ka lejuar Ermal Beqirin të lëvizë lirshëm dhe të përdorë asetet e blera me paratë e vjedhura nga populli më i varfër në Europë.”- tha Këlliçi.
Sipas Këlliçit, arrestimi i biznesmenit në Francë dhe lidhjet e tij me kompanitë e teknologjisë dhe tenderët publikë kërkojnë një hetim të plotë, jo vetëm ndaj personave të përfshirë në dosje, por edhe për përgjegjësitë politike që ai pretendon se qëndrojnë pas kësaj çështjeje.
Këlliçi thekson se “fakti që Ermal Beqiri është një agjent i Edi Ramës fillimisht, dhe ky i fundit është kryeministër i një vendi të NATO-s, e bën çështjen dhe hetimin edhe më emergjent, edhe më të rëndësishëm”.
Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës në uzurpimin e AKSH-it dhe kthimin e tij në ‘kopësht privat të familjes kryeministrore”, Ermal Beqiri, është prangosur nga policia franceze. Ky është lajm i mirë për taksapaguesit shqiptarë dhe një lajm i keq për Edi Ramën dhe bandën e tij, të cilëve po u shtrëngohet laku. Ermal Beqiri, në emër të Kryeministrit, ka kryer pengmarrje, shantazhe, vjedhje parash dhe të dhënash personale, duke e kthyer një institucion publik të shtetit, në një kuplara sekrete të sektit të Rilindjes.
Partia Demokratike përshëndet Xhandarmërinë dhe Forcat e Hapësirës Ajrore Franceze që arrestuan kriminelin Beqiri, një armik jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Francës. Ne nuk mund të rrimë pa vënë re edhe një rastësi apo ironi të gjërave: janë gjithmonë shërbimet e huaja që kryejnë ndjekjen, hapin dosjet dhe bëjnë arrestimet e kriminelëve shqiptarë. Kjo shpjegon shumë, ose për paaftësinë ose për korruptimin e institucioneve të sigurisë shqiptare, që janë kthyer në anekse të pushtetit, jo më në zyra të shtetit.
Ermal Beqiri nuk duhet të japë llogari vetëm për qindra miliona euro të grabitura nga qytetarët shqiptarë, jo vetëm për pengmarrjen e Daniel Shimës, jo vetëm për skemat, që e bëjnë atë qartësisht anëtar të një organizate kriminale, por edhe për përdorimin, bashkë me Edi Ramën, të të dhënave të qytetarëve shqiptarë për sistemin e patronazhimit, etj. SPAK po bën sikur po heton Beqirin, dhe nuk po heton padronin e tij Edi Rama, dhe çdo hetim që nuk çon te padrinoja, ashtu si shumë të tjerë, është punë gjysmake, moszbardhje e së vërtetës dhe mosvendosje e drejtësisë në vend.
Ermal Beqiri u arrestua teksa pilotonte avionin e tij personal, që është pikërisht ky avion që shihni në këtë foto dhe që mbart logon Soft Solution. Ky avion është në pronësi të kompanisë Fly Solution, të regjistruar nga Ermal Beqiri në Slloveni. Foto që shihni në ekran, është foto e ëebsite të kësaj kompanie. Në fund lexojmë dhe Fly Solution-The sky is yours, qielli është i yti, njëlloj si në filmin hollivudian Scarface, ku Toni Montana kishte logon The World is yours.
Nëse SPAK do kishte kryer detyrën dhe do të kishte bashkëpunuar me autoritetet Sllovene, kjo kompani dhe avionët e saj, do të ishin vënë nën sekuestro dhe nuk do të përdoreshin dot nga person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri, as për fluturimet e tij personale dhe as për transport të kush e di çfarë tjetër. Logjika është fare e thjeshtë. Është pikërisht SPAK, autoriteti që ka lejuar Ermal Beqirin të lëvizë lirshëm dhe të përdorë asetet e blera me paratë e vjedhura nga populli më i varfër në Europë.
Ndërkohë, Ermal Beqiri duhet hetuar, jo vetëm si kriminel lokal dhe ushtar i Ramës, por edhe si agjent ndërkombëtar. Dyshimi i Forcave Ajrore franceze se fluturimi i tij mbi një central të energjisë bërthamore, në kuota më të ulëta se sa lejohet, nuk mund të jetë një gabim. Edi Rama e ka dëshmuar prirjen dhe shijen e sëmurë dhe të theksuar për kartelet, ish-shefat e shërbimeve sekrete me të kaluar të dyshimtë, kryeagjentët që tradhtojnë vendet e tyre, si miku i tij i ngushtë Charles McGonigal.
Fakti që Ermal Beqiri është një agjent i Edi Ramës fillimisht, dhe ky i fundit është kryeministër i një vendi të NATO-s, e bën çështjen dhe hetimin edhe më emergjent, edhe më të rëndësishëm. Në fund, nuk mund të lë pa përmendur protestuesit, që prej 60 ditësh rezistojnë në Tiranë pavarësisht temperaturave të larta, gazit helmues dhe dhunës së Ramës me narkopolicinë e tij. Të dashur miq, sa herë dilni në protestë kujtohuni se dilni kundër njerëzve si Ermal Beqiri, bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, tradhtarëve të Shqipërisë, që pasi u vjedhin, vihen gjoja në ndjekje dhe kapen me avionë privatë duke shijuar paratë që u kanë vjedhur ju dhe fëmijëve tuaj. Prandaj thirrja juaj vjen sot më shumë se kurrë dhe ajo nuk duhet të ndalet: Rama, jepe dorëheqjen!
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) më datë 31 korrik, për t’i...
Kreu i Grupit i Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka mbajtur një konferencë për mediat, ku foli për procedurat e marrëveshjes me ...
“Çfarë pashë atëherë?” ishte pyetja që gazetarja britanike e Channel 4, Lindsey Hilsum iu desh ta përsër...
Ndalimi i biznesmenit Ermal Beqirajt mund të konsiderohet si një nga arrestimet aksidentale nga policia franceze, e cila fillimisht e shoqëroi si...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, njëkohësisht deputet i kësaj force politike ka folur lidhur me situatën e ndodhur në K...
Një qytetar, me tone të forta nga protesta ka bërë thirrje për përbashkim të shqiptarëve. Ai tha se nëse nuk rr&eum...
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i biznesmenit Ermal Beqiri në Francë. Sipas mediave franceze, Beqiri u ndalua pas nj&...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka mohuar akuzat e SPAK për “korrupsion në zgjedhje”, duke deklaruar para Gjyka...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një reagim në rrjetet sociale ka vazhduar denoncimin e tij. Pas konfe...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Organizatës Këshilluese për Sigurin...