“‘Red Flag’ janë kthyer në normë”, PD: Kamza dhe Tirana kryesojnë për tenderë me risk të lartë

Partia Demokratike ka ngritur alarmin për rezultatet e monitorimit të procedurave të prokurimit publik në bashkië e vendit, sipas metodologjisë së indikatorëve të riskut “Red Flag” të Open Procurement Albania.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli u shpreh se të dhënat tregojnë një situatë alarmante, ku miliarda lekë nga taksat e qytetarëve janë përfshirë në procedura prokurimi me tregues rreziku për mungesë konkurrence, favorizime dhe përdorim joefektiv të fondeve publike.
Ajo shton se Bashkia Kamëz rezulton si rasti më kritik në nivel kombëtar për tenderë me risk të lartë, kurse Bashkia Tiranë mban vendin e parë për ekspozimin financiar.
“Bashkia Kamëz rezulton rasti më kritik në nivel kombëtar. Nga 2.37 miliard lekë fond limit, plot 1.23 miliard lekë, ose 51.8%, lidhen me procedura të klasifikuara ‘Red Flag’. Me 42 tenderë problematikë nga 96 gjithsej, Kamza kombinon një volum shumë të madh fondesh me një nivel tepër të lartë ekspozimi ndaj riskut.
Bashkia Tiranë mban vendin e parë për ekspozimin financiar, me 1.7 miliard lekë fond limit të klasifikuar ‘Red Flag’, të shpërndara në 75 procedura prokurimi. Kjo është vlera më e lartë në shkallë kombëtare dhe dëshmon se qendra e vendit vazhdon të mbetet edhe qendra e tenderëve me risk të lartë”, tha Vangjeli.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Rama do vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki

Milva Ekonomi, zonja e Check-up-it

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin

Dosja SASPAC/ Lirohet nga burgu Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie

Drafti i PS për shkrirjen e 15 bashkive, Tabaku: Lojë numrash! I shërben vetëm qeverisë

Protesta e banorëve në Poliçan, Meta: Për Edi Ramën pushteti vendor është shpopullim

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë: Po na fshijnë nga harta, sot në orën 19:00 mblidhemi për të mbrojtur qytetin

Propozimi i PS për “Territorialen”/ Administrata bojkoton punën, protestë kundër shkrirjes së bashkisë Klos





