Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
POLITIKE

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

P
Piranjat 5 June 2026, 11:39 · 5 min lexim
“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi aksin, Milot-Balldren, në atë që e cilëson si simboli i korrupsionit dhe dështimit me infrastrukturën.

Sipas Hotit, ky aks, vazhdon të mbetet një nga aferat më të rënda dhe më të dyshimta infrastrukturore në Shqipëri, një projekt që prej vitesh shoqërohet me anulime, zvarritje, dështime dhe dyshime serioze për fryrje artificiale të kostove në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Sipas ligjvënëses demokrate, bëhet fjalë për vetëm 17.2 kilometra rrugë,  në të cilat qeveria kërkon t’ua faturojë shqiptarëve për 35 vite përmes një koncesioni me vlerë rreth 364.7 milionë euro pa TVSH, duke e kthyer këtë aks në një nga rrugët më të shtrenjta në Europë.

Deklarata e plotë e Elda Hotit:

*“Milot-Balldre”, simboli i korrupsionit dhe dështimit me infrastrukturën

Aksi Milot-Balldre vazhdon të mbetet një nga aferat më të rënda dhe më të dyshimta infrastrukturore në Shqipëri, një projekt që prej vitesh shoqërohet me anulime, zvarritje, dështime dhe dyshime serioze për fryrje artificiale të kostove në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Pas dështimit spektakolar të kontratës së parë me kompaninë “ANK”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi një tjetër tender në fund të vitit 2024, vetëm për ta anuluar sërish në korrik 2025, pasi sipas saj asnjë ofertë nuk plotësonte kriteret.

Një tjetër farsë administrative që dëshmon mungesën totale të seriozitetit dhe transparencës në menaxhimin e një projekti me vlerë qindra milionë euro.

Sot, pas më shumë se një dekade premtimesh dhe propagande, shqiptarët vazhdojnë të mos kenë rrugën, ndërsa qeveria vazhdon të prodhojë vetëm tendera të dështuar dhe kontrata të dyshimta.

Bëhet fjalë për vetëm 17.2 kilometra rrugë, të cilat qeveria kërkon t’ua faturojë shqiptarëve për 35 vite përmes një koncesioni me vlerë rreth 364.7 milionë euro pa TVSH, duke e kthyer këtë aks në një nga rrugët më të shtrenjta në Europë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur alarmin për fryrje artificiale të kostos. Sipas raportit të KLSH, klasifikimi i këtij aksi si “Autostradë e Kategorisë A” nuk justifikohet nga trafiku i parashikuar dhe bie ndesh me standardet kombëtare, të cilat rekomandonin një rrugë interurbane të kategorisë C.

Pikërisht ky manipulim teknik u përdor për të shumëfishuar kostot dhe për ta çuar vlerën në mbi 20 milionë euro për kilometër, duke i dhënë këtij projekti emrin e merituar: “rruga e florinjtë”.

Edhe më skandaloz është fakti se projekti fillestar ishte vetëm një by-pass prej 4 kilometrash për qytetin e Lezhës, me një kosto normale prej rreth 24.6 milionë eurosh.

Por ky projekt u hodh poshtë për t’i hapur rrugë një mega-koncesioni 35-vjeçar që rëndon mbi buxhetin e shtetit dhe detyron qytetarët të paguajnë tarifë për të kaluar në rrugën e tyre.

Në tentativën e parë koncesionare, kompania fituese mori përsipër një investim dhjetëra herë më të madh se kapitali prandaj kontrata dështoi sepse kompania nuk siguronte dot financimin bankar, duke nxjerrë në pah dyshimet për një proces të paracaktuar dhe ligje të qepura me porosi.

Ndërkohë, qytetarët e veriut dhe industria e turizmit vazhdojnë të vuajnë pasojat e kësaj zvarritjeje të pafundme. Çdo sezon veror, aksi që lidh Tiranën me Shëngjinin, Velipojën dhe Tale kthehet në një makth të vërtetë, me trafik kilometrik dhe pritje deri në 6 apo 7 orë për të përshkuar distancën Shkodër-Tiranë.

Ky është rezultati konkret i propagandës së Edi Ramës: miliarda të premtuara, vite të humbura, projekte të dështuara dhe qytetarë që paguajnë çdo ditë koston e korrupsionit dhe paaftësisë.

Shqiptarët meritojnë infrastrukturë moderne, jo rrugë të florinjta që pasurojnë klientët e qeverisë dhe varfërojnë qytetarët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.