POLITIKE

'9 rekomandime të injoruara për Metën', Blushi interpelancë Ministrit të Drejtësisë: Burgjet nën urdhrat e Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 14:44

'9 rekomandime të injoruara për Metën', Blushi

Deputeti i PL-së, Tedi Blushi, ka depozituar një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, duke denoncuar publikisht moszbatimin e qëllimshëm të 9 rekomandimeve të Avokatit të Popullit lidhur me shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut ndaj ish-Presidentit Ilir Meta.

Sipas Blushit, institucionet shtetërore kanë injoruar në mënyrë të qëllimshme detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare, duke lejuar vijimin e praktikave çnjerëzore, degraduese dhe represive në burgun “Jordan Misja”.

Interpelanca synon sqarimin publik dhe institucional të përgjegjësive, si dhe vënien përballë llogaridhënies të Ministrisë së Drejtësisë dhe sistemit penitenciar, të cilët, sipas tij, janë shndërruar në instrumente të presionit politik dhe shkeljes së shtetit të së drejtës.

Kërkesa:

Prej datës 27 nëntor 2025, kur Avokati i Popullit i përcolli zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe IEPV “Jordan Misja” 9 rekomandime konkrete lidhur me shkelje tejet të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut ndaj Z. Ilir Meta, nuk është ndërmarrë asnjë masë reale dhe efektive për përmirësimin e kushteve të tij të trajtimit dhe për ndalimin e praktikave çnjerëzore e degraduese.

Ky mosveprim i qëllimshëm, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligjin Nr. 81/2020, përbën një shkelje të rëndë të detyrimeve ligjore dhe ndërkombëtare të shtetit shqiptar dhe një precedent të rrezikshëm për çdo qytetar të privuar nga liria.

Asnjë surprizë nga një regjim që e ka shndërruar sot Shqipërinë, në të vetmin vend anëtar të NATO-s, ku ka të burgosur politik.
Përballë këtij realiteti alarmant dhe në kushtet kur heshtja institucionale është shndërruar në bashkëpërgjegjësi, në emër të interesit publik dhe të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, jam i detyruar të ushtroj mjetet kushtetuese të kontrollit parlamentar.

Për këtë arsye, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96 të Rregullores së Kuvendit, kam paraqitur zyrtarisht kërkesën për interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Z. Besfort Lamallari, me qëllim sqarimin publik dhe institucional mbi:

moszbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit;
mungesën e masave administrative, disiplinore dhe penale ndaj përgjegjësve;
dështimin për të garantuar sigurinë, dinjitetin njerëzor dhe të drejtat themelore të Z. Ilir Meta;
mungesën e mekanizmave efektivë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies në sistemin penitenciar.

Kjo nuk është një çështje politike, por një çështje themelore e shtetit të së drejtës. Beteja për respektimin e të drejtave të Z. Ilir Meta është një betejë për respektimin e të drejtave të çdo qytetari shqiptar dhe për funksionimin e një shteti që nuk përdor drejtësinë dhe burgjet si instrumente presioni politik.
Vladimir Putin nuk ia mohoi kurrë Alexei Navalnyt lirinë e shprehjes. Edhe nga burgu në Arktik, ku më pas humbi jetën, Navalny fliste lirshëm për mediat, denonconte kushtet çnjerëzore të trajtimit dhe kritikonte hapur regjimin autoritar.

Në Shqipëri ndodh e kundërta, Ilir Meta, i izoluar në ekstrem në burg, është privuar nga e drejta për të komunikuar me mediat. Me urdhër të Edi Ramës, atij i është ndaluar liria e fjalës dhe është ndëshkuar dy herë vetëm pse arriti të komunikonte në mënyrë indirekte me gazetarët.
Kur Tirana sillet më keq se Kremlini, çdo retorikë për integrim europian bie dhe shndërrohet në hipokrizi.
Çdo ditë që kalon pa u zbatuar 9 rekomandimet e Avokatit të Popullit provon se ndalimi, hetimi dhe burgosja e Ilir Metës janë akte politike kriminale, të diktuara nga vullneti personal i Edi Ramës.

Respektimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut nuk është opsion, por detyrim ligjor i panegociueshëm për Shqipërinë, si vend anëtar i Këshillit të Europës, i NATO-s dhe si vend kandidat për Bashkimin Europian.

Beteja për lirinë e Ilir Metës është një betejë për liritë e të drejtat themelore dhe dinjitetin njerëzor të çdo qytetari shqiptar, për respektimin e KEDNJ, të Kushtetutës e ligjit. 
Përballë një drejtësie të politizuar dhe të kontrolluar nga pushteti dhe një shteti që funksionon si organizatë kriminale, nuk mbrohet thjesht një lider politik, por parimi se askush nuk duhet dhe nuk meriton të jetë viktimë e një sistemi të komanduar politikisht. 

Kjo nuk është një betejë politike, por një luftë për demokraci, për shtetin e së drejtës dhe për Shqipërinë europiane që meritojmë.
Kjo interpelancë është ushtrim i drejtpërdrejtë i kontrollit parlamentar, në shërbim të transparencës, llogaridhënies dhe interesit publik.
Ndërkohë po sot, i jam drejtuar me një kërkesë për informacion edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Z. Klevis Qose lidhur me arsyet e mos zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit, duke i kujtuar se është në kufijtë e konsumimit të një vepre penale, për të cilën jemi duke përgatitur edhe një kallëzim penal ndaj tij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?