94 ditë protestë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen!

Sot shënohet dita e 94 e protestës. Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme. Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.
Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Lexo edhe
POLITIKE
Ngërçi në Bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Ristanit/ Veliaj firmos nga burgu listëpagesat, shtesë fondesh për çerdhet dhe tre dorëheq...

Tabaku: Kostoja e jetesës po rëndon familjet shqiptare, qeveria nuk merr masa!

Berisha drejt Shteteve të Bashkuara, Këlliçi: Të dielën takim me komunitetin shqiptar

Berisha drejt SHBA, takimi i madh me shqiptarët e Amerikës: “Freedom Works” më 6 shtator në New Jersey

Bardhi: Qeveria po mashtron Brukselin, të zhbëhen ndryshimet për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësues nga diaspora: Diskutuam për zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Kosovë

Tedi Blushi kërkon pezullimin e dy taksave: Ulni çmimin e naftës dhe ktheni paratë në xhepat e shqiptarëve

“Ndaloni marrëzitë tuaja!”, Luan Baçi thirrje mazhorancës: Tërhiquni nga ndryshimet që prekin invalidët





