A do të kandidojë Taulant Balla për kryetar bashkie në Tiranë?

Edhe deputeti socialist Taulant Balla duket se ka zgjedhur të ndjekë të njëjtën linjë komunikimi si deputeti Erion Braçe, duke publikuar në rrjetet sociale reagime të menjëhershme pas denoncimeve të qytetarëve për problematika të përditshme.
Balla ka ndarë një video ku shfaqen punonjësit e Eco Tirana duke larë dhe pastruar koshat e mbetjeve, pasi, sipas tij, një qytetare i kishte shkruar se vendgrumbullimi i mbetjeve në lagjen e saj ishte tejmbushur dhe erërat e pakëndshme ishin bërë të padurueshme për shkak të temperaturave të larta.
“Menjëherë u vunë në lëvizje drejtoria përkatëse në Bashki dhe Eco Tirana dhe situata ndryshoi, por kjo duhet kudo në çdo cep, 24 orë në ditë”, shkruan Balla në postimin e tij.
Publikimi vjen në një kohë kur edhe Erion Braçe është shfaqur shpesh në rrjetet sociale duke reaguar ndaj ankesave të qytetarëve.
Me sa duket, modeli i “inspektimit në terren” dhe reagimit të menjëhershëm po kthehet në një mënyrë të re komunikimi edhe për zyrtarët e tjerë të mazhorancës./Piranjat News
Lexo edhe
POLITIKE
Ministrat dalin të flasin pas mbledhjes së Qeverisë, protestuesit mblidhen para godinës së Kryeministrisë dhe i bien vuvuzelave

Ibrahimaj për kërkesat e protestuesve: Përgjigjja ndaj tyre janë aktet që miratuam, Ramën e PS e kanë votuar mbi 800 mijë vetë

Protestat/ Meta: Kauzat i kam mbrojtur që në 2008. Mbështes kufizimin e mandatit të Kryeministrit në 2 mandate

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla

Eurodeputetja italiane: Po na mësoni shumë me protestën në Tiranë! Evropa duhet t’ju dëgjojë

Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta

Rama dërgon hetimin tatimor pranë familjarëve për të goditur Spiropalin

"Nuk marr leksion mbi sovranitetin nga ju"/ Deputeti britanik i 'kthen reston' Ramës: Të rinjtë shqiptarë duan të largohen nga vendi





