A do tërhiqet qeveria përballë protestave për Zvërnecin? Rama: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur ditën e sotme së bashku me presidentin e Këshillit të Europës, u pyet lidhur me ngjarjen në Zvërnec.
“Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu, por jam i hapur për këdo që ka pretendime”, kështu është përgjigjur kryeministri Edi Rama ndaj pyetjes për protestat kundër ndërtimit në Zvërnec dhe mundësisë për të hequr dorë nga projekti i resortit që pritet të ndërtohet atje.
Ai gjithashtu theksoi se hetimi i SPAK është pozitive nga ana e punës së prokurorisë, që po gjurmon origjinën e pronës, ndërsa ka shtuar se investitorët e përfshirë në projekt janë njerëz me reputacion.
Pyetja: Protesta për investimin në Zvërnec. A është e gatshme qeveria të heqë dorë nga investimi nëse protesta do vazhdojë dhe do të jetë po e njëjta?
Rama: Pavarësisht se është pak larg temës, por nuk i shmangem, kjo e SPAK ka dy pjesë, ka pjesën pozitive që i takon SPAK dhe ka pjeën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetë-ofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën enjë pasurie. Për sa kohë ky është jë problem i ngritur me të drejtë apo pa të drejtë këtë nuk e dimë. Pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit është pozitive që SPAK të hetojë origjinën e kësaj pronë. Unë e nxis këtë hetim. Pjesa e shëmtuar, ajo e zëvendësve të vetëofruar që ndajnë gjysmë të vërteta. Pasi investitotrët që sot janë zotëruriesit e pronës, bazuar në legjislacionit shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat, janë investitorë me reputacion të pazëvendësueshëm. Ka rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me institucion global. Kjo çështje duhet ndarë me dy pjesë. Investitorët janë në drejtën e tyre e tyre, bllokimi i transaksioneve është arbitrar, dhe bllokimi i kalimit të parave te pronari është çështje në të drejtën e organit hetimor. Këtë e konsideroj pozitive…Në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë dhe kanë të drejtën e asaj prone mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura , përvec palës që ka mashtruar në rast se ka mashtruar. Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë jam këtu. Por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet…”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

“Rama mbrojti “lubinë”, aferat e saj shkonin në 36 vite burg”/ Berisha: 7 mln euro për ADS. Ermal Beqiri apo Ergys Agasi pas këtyre skema...

Politikani i njohur italian sulmon Ramën: Po prangos qytetarët që kundërshtojnë resortin e dhëndrit të Trump

Protestuesit i lanë 24 orë afat, Rama reagon sërish për Zvërnecin: Po Shqipëria s’mund ta ketë “Costa Navarinon” e saj?

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve, kryeministri Rama: Ndërtesa ka probleme serioze! Koha për transformim, duke ruajtur identitetin

Qytetarët ‘masakrojnë’ Ramën me komente për Zvërnecin: Jep dorëheqjen o tradhtar i kombit!

Protesta kundër projektit të Zvërnecit jehonë në Itali/ Media italiane: Vajza dhe dhëndri i Trump planifikojnë mega-resort luksoz në një ...

Lubonja nxjerr librin, çfarë shkruante Rama kur ishte Ministër Kulture për vendet historike





