Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Forcë’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi deklaratat e bëra lidhur me përgjimin ku përmendet biznesmeni Ron Yefet dhe çështja e tregtisë së armëve. Tomorri tha se, sipas tij, pjesa më e rëndësishme e deklaratës është konfirmimi se përgjimi është i vërtetë.
Duke iu referuar përmbajtjes së përgjimit, Tomorri tha se nga ajo që kupton ai, bëhet fjalë për një tentativë për të krijuar kontakte në Ukrainë lidhur me kontrata të armëve. Sipas tij, çështja kryesore nuk është kompania ukrainase apo zhvillimet në Ukrainë, por nëse Shqipëria është përdorur si vend tranziti apo si pikë për riemërtimin e armëve që më pas mund të kontrabandohen.
Gazetari ngriti gjithashtu shqetësimin për atë që i cilësoi si deklarata kontradiktore nga përfaqësues të qeverisë lidhur me përdorimin e armëve shqiptare në zona konflikti.
Tomorri argumentoi se mungesa e transparencës nga institucionet, sipas tij, shton dyshimet rreth çështjes. Ai tha se institucionet duhet të verifikojnë dokumentacionin përkatës dhe të sqarojnë nëse kompania e përmendur ka kryer eksporte apo importe të armëve.
‘Shiko, pjesa me interes e kësaj deklarate, e vetmja pjesë që vlen, është fakti që ata konfirmojnë se përgjimi është i vërtetë. Pra, kaq mbaron.
Pjesa tjetër pastaj, që zoti Yefet tenton t’i fusë këta në Ukrainë... Pra, nga sa kuptoj unë, përgjimi është ky: zoti Yefet kërkon t’i fusë këta si pikë kontakti në Ukrainë, si përcjellës armësh në Ukrainë.
Pra, që të kenë këta të lidhin kontratat në Ukrainë. Dhe ajo zonja i thotë atje: ‘Janë me tender’, i thotë. ‘Pavarësisht se është luftë, bëhen tender.’ Ky i thotë: ‘Çfarë tenderi, mo burrë? E bëjnë kështu’, i thotë, ‘siç i marr unë këtu, ashtu i mori Franca andej.’
Pra, në këtë sens, nuk po hedh kush baltë mbi atë kompani, as po akuzon kush. Çështja qëndron këtej, nuk qëndron në Ukrainë. A është përdorur Shqipëria me të vërtetë që të vijnë armë nga vende të tjera, të marrin markën shqiptare dhe të kontrabandohen?
Po, siç po është dyshimi nga deklaratat kontradiktore të përfaqësuesve të qeverisë. Pra, kemi ministrin e Mbrojtjes që thotë: ‘Armët tona përdoren në zona konflikti’...
Me patenta, jo me gjëra kështu kot.
Dhe kemi pastaj zëvendësministrin që thotë: ‘Jo, ne nuk... në dijeninë time, jo.’ Pastaj kemi drejtorin e MEICO-s që thotë: ‘Po, ne do të...’
Pra, janë... po t’i shikosh, po t’i kesh ndjekur me vëmendje të gjithë këtë histori, çdo përfaqësues i qeverisë thotë një mendim që kundërshton paraardhësin.
Patjetër. Dhe kjo e bën subjekt menjëherë të drejtësisë.
Dakord, dakord jam unë. Por thelbi është që, duke mos bërë transparencën, ne këtu përforcojmë dyshimin tjetër. Kjo është çështja.
Se, logjikisht, qeveria, nëse nuk do të kishte duart në këtë histori, do të bënte transparencën dhe do t’ia linte atë gafën ministrit të Mbrojtjes.
Kjo ishte një çështje të cilën SPAK-u duhet ta kishte zbardhur brenda pak minutash. Se mjaftonte të shkonte dhe të sekuestronte të gjitha deklaratat në doganë. Me emrin e kompanisë, të cilën ministri e përmend, dhe ta verifikonte kollaj: a ka bërë eksporte kjo kompani apo importe? Dhe kjo mbaronte historia.
Por SPAK-u nuk ka filluar të veprojë, ose ndoshta ka filluar dhe ka sekuestruar materiale, por publiku nuk di gjë.
Ndërkohë që parlamenti nuk e jep atë të drejtë, siç kanë rrëzuar komisionet hetimore për shumë e shumë gjëra të tjera.’, u shpreh gazetari Klodian Tomorri ndër të tjera në SYRI TV.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka sulmuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama gjatë ...
Aktivisti Florian Myftari foli për protestën që u zhvillua në orët e para të mëngjesit, e cila u shoqërua me tensione dh...
Asociacioni Evropian i Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar në lidhje me çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në Sh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se kompania ‘KAYO’ tregoi se në Shqipëri mënyra e vetme...
Deputetja e PD Ina Zhupa tha gjatë fjalës së saj se Kuvendi është kthyer në një institucion që vepron në baz&e...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend lidhur me audio-përgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryemin...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Tomor Alizoti kanë zhvilluar një takim me ish-kr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i është përgjigjur me tone të ashpra në Kuvend deklaratave të Taulant Ball&...
Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm të gjykatës s&e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, zhvilloi sot interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karaka&c...