POLITIKE

A financuan atentatin ndaj Trump paratë e pista që u pastruan në Shqipëri? Nesho: Ja pyetja që po ngre FBI

Piranjat Përditësimi i fundit 12 January 2026, 19:46
A financuan atentatin ndaj Trump paratë e pista që u pastruan në

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin “TASK FORCE” në SYRI TV, gjatë diskutimit në studio përmendi edhe projektin “Ballkani i Hapur”, duke e cilësuar atë si një nismë të sponsorizuar nga rrjeti i Soros dhe e kundërt me interesat kombëtare të Shqipërisë dhe perspektivën perëndimore të rajonit.

Sipas Neshos, “Ballkani i Hapur” ka qenë një projekt i dështuar, i refuzuar tashmë edhe nga Brukseli, pasi synonte ta kthente rajonin në një “hub financiar” për interesa të errëta, ku do të përfshiheshin autokraci, oligarkë dhe kapitale nga Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme. Ai theksoi se përfituesit realë do të ishin kompani të lidhura me Soros, të cilat, sipas tij, do të përfitonin nga një mjegull financiare e pakontrolluar, deri në influencimin e institucioneve kyçe si Banka e Shqipërisë.

Nesho u ndal edhe te rasti McGonigal, duke deklaruar se për herë të parë kryeministri Edi Rama është evidentuar në një zinxhir lidhjesh që përfshijnë segmente të financimit rus dhe interesa oligarkike. Ai përmendi gjithashtu emra si Deripaska, oligark rus i sanksionuar, i cili sipas tij ka kërkuar investime në zona të mbrojtura si Divjaka dhe Karavastaja.

Në vijim, diplomati ngriti shqetësime serioze mbi licencat e kazinove, qarkullimin e parave të krimit dhe dyshimet se këto fonde mund të kenë ndikuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në zhvillime kriminale ndërkombëtare. Sipas tij, ndërgjegjja ndërkombëtare, veçanërisht ajo e SHBA-së, po kupton se pas imazhit politik të kryeministrit shqiptar fshihet një realitet i rrezikshëm për sigurinë dhe demokracinë.

Nesho:

Dhe një gjë se ky ka patur përkrahje nga Alex Sorosi. Projekti Ballkanin, që po të shikosh edhe reminiscencën e saj, ka mbetur edhe në projektin, në firmën ekzekutive të presidentit Trump, i futur nga demokratët, demokratët. Shahini, është projekti i sponsorizuar nga Sorosi për të mbajtur Ballkanin e hapur.

Atje flitet akoma për Ballkanin e hapur. Janë një kohë me vonesë, megjithëse vetë Europa, Brukseli e ka e ka quajtur një projekt të dështuar kundër interesave të Shqipërisë dhe të Europës dhe perspektivës perëndimore. Se çfarë ishte? Ishin ta bënin pikërisht një hab që të vinin të gjithë, që nga arabët, sheikët, vendet e lindjes, autokracitë, Kina, Rusia dhe të shkëmbenin, të shkëmbenin domethënë, produktet financiare dhe të gjitha, të ishte diçka ku të negociohej dhe kush fitonin, fitonin ata si kompanitë Soros, të cilët në këtë mjegull financiare mund të nxirrnin profite të jashtëzakonshme, duke kontrolluar dhe Bankën Qëndrore të Shqipërisë, se nuk është.

Dhe tani, Rama për herë të parë është evidentuar nga McGonigal. McGonigal me segmentet e tij kishte lidhje me segmente të financimit të oligarkëve rus. Të cilët indirekt ishin brenda projekteve që McGonigal dhe kompania e tij e regjistruar që bleu këtu të atij avokatit, si e kishte e të tjerë, që u bënë katër atje. Të gjitha këto dihej që influenca për të zëvendësuar ato domethënë aksionet në në naftë e të tjera, në fakt ishte dhe kompania tjetër kishte influencë ruse.

Ke Deripaskën që erdhi kërkoi investime të në në zonën e Divjakës, Karavastasë e të gjitha. Kur dihet ka qenë oligarku që gjatë asaj kohe ka qenë i penalizuar, një njeri që zotëronte gjithë tregun ballkanik për çështjen e aluminit dhe ishte një nga eksponentët që bënte indirekt politikën e Putinit. Gjeti vend menjëherë. Po këto gjëra evidentohet vetëm kur ti shkel diçka të kuqe.

Dhe zoti ne na ka ndihmuar duke huazuar shprehjen e famshme të Ramës që Zoti e shpëtoftë Amerikën nga presidenti Trump, se ai e ka thënë i pari. Ne Zoti na shpëtoi që ky vajti takoi dhe i dha jo një, po dy liçenca kazinoje Sinaloas. Dhe dihet edhe një gjë që nuk është, që një nga pyetjet që FBI ka, që këto pare të krimit, të drogës, të Sinaloas e të krimit, a kanë financuar dhe në goditjen dhe atentatin e Presidentit Trump? Se kështu është bërë qarkullimi. Janë pastruar kudo që janë, janë edhe në Shqipëri.

Janë këto lejet e Ramës e ky qarkullimi i parave që ka, që ka vajtur edhe mund të ketë influencuar edhe në blerjen e në organizimin e krimit të organizuar, vrasjeve, jo vetëm vrasjeve fiktive nga droga. Prandaj  në këtë kuptim, ndërgjegja ndërkombëtare, sidomos e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tani ka thënë që ky njeri, ky qenka një përbindësh i shitur si...

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?