A po blen Edi Rama ndjekës në Facebook?

Aktivisti dhe analisti i të dhënave Eden Kollçinaku ka ngritur pikëpyetje mbi rritjen e numrit të ndjekësve në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook, duke sugjeruar se mund të bëhet fjalë për blerje të ndjekësve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kollçinaku pretendon se gjatë 25 ditëve të protestave, Rama ka humbur 5,430 ndjekës në Facebook. Sipas tij, situata ka ndryshuar papritur në dy net radhazi, kur faqja e kryeministrit ka fituar 1,574 ndjekës më 24 qershor dhe 946 të tjerë një natë më pas.
“Dy net radhazi. Gati 2,520 ndjekës të rinj, nga asgjëja. Rikuperim brenda dy ditëve i pothuajse 50% të ndjekësve të humbur për 25 ditë”, shkruan Kollçinaku.
Ai thekson se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë postim viral apo ngjarje të rëndësishme që do të justifikonte një rritje të tillë të ndjekësve. Sipas tij, edhe niveli i angazhimit në faqe ka mbetur i pandryshuar, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e ndjekësve të rinj.
Kollçinaku argumenton se rritja përbën një devijim të pazakontë statistikor nga mesatarja ditore e faqes dhe ngre publikisht pyetjen: “A po blen Edi Rama ndjekës në Facebook?”

Lexo edhe
POLITIKE
Akuzoi heroin Tahir Sinani si mercenar, Ballës i merret goja para gazetarëve: Do flasë OVL e UÇK-së

Blushi: Rama i shmanget Kuvendit, PS bllokon mocionin për protestuesit

Mocion me debat për protestën/ Jorida Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

Zhupa: 2 milionë euro për të shkatërruar Banjat e Bënjës. Gjendja sot skandaloze, FSHZH të mbaj përgjegjësi

Raporti i dhomës amerikane të tregtisë, Baçi: Aktakuzë ndaj keqqeverisjes që po shkatërron ekonominë shqiptare





