Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
POLITIKE

A po shkon drejt lirimit Erion Veliaj? Çollaku: Lëvizjet janë të koordinuara, ka një tendencë...

P
Piranjat25 May 2026, 18:32 · 3 min lexim
A po shkon drejt lirimit Erion Veliaj? Çollaku: Lëvizjet janë

Gjykata Kushtetuese riktheu për rigjykim në Gjykatë të Lartë kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ në të cilën ndodhet prej shkurtit 2025.

Po a po shkohet drejt lirimit të tij?

Gazetari Basir Çollaku I ftuar në studion e ‘Task Forcë’ në Syri Tv e lexon kështu:

”Janë të koordinuara. Ka një tendencë që nga nisma për të rikthyer, kolaudimin e masave të sigurisë për emrat e pushtetit. Ajo që vë re unë është, ka një trysni në rritje ndaj Edi Ramës nga të pandehurit e brendshëm të tij, nga të pandehurit e qeverisë. Ja Veliaj, Beqaj, Kaçaniku, Balluku, ka plot tani që nuk i mbaj mend në regjistër.

Gjithë ky presion që vjen nga qelitë, vjen nga puna e përbashkët korruptive që ata kanë bërë me Edi Ramën. Dhe ata ushtrojnë një trysni të madhe sepse gjysma e të pandehurve është jashtë, gjysma e të pandehurve është brenda, ndërkohë që duhet të ishin të gjithë brenda për nga veprat që kanë bërë.

Çollaku shpreh rezerva dhe ndaj SPAK lidhur me hetimet ndaj Erion Veliajt.

“Tek rasti i Veliajt, ne shohim si ende struktura e posaçme nuk ka sjellë akuzë për veprat e rënda, ata pretendojnë se janë ende në hetim të pambaruar. Këtu ne shohim që Veliaj ka sulm për të larguar një prokuror, Ols Dadon për çështjen e emërimit.

Se ç'lidhje ka kjo çështja e datës me akuzat ndaj Veliajt... nja 13 copë plus nja 13 a 20 të tjera të pathëna akoma, ndërkohë që janë shumë vepra penale të rënda në Bashkinë e Tiranës në dijeninë time edhe Teatri Kombëtar pret të ketë zhvillime me emra konkretë, për akuzat.

Pastaj çështja e ndërtimeve pa leje, e banesave sociale, e shumë të tjera, e inceneratorëve, e ndërtimeve të Ndranghetës. Pra ne kemi njerëz të dënuar atje nga Ndrangheta për atë që bashkëpunonin me bashkinë edhe me ndërtimet këtu.

Shoh një lloj anemie të strukturës së posaçme në drejtim të këtij të pandehuri, ndërkohë që hetimet janë kthyer në familjen Veliaj pak më intensive tek i vëllai i tij, Arbër Veliaj, tek bizneset e tij.

Nuk kemi transparencë në mënyrën se si paguhet e gjithë kjo histori, sepse ke aty një avokat amerikan, një britanik, apo është Plarent Ndreca, ky akuzuari tjetër që turnin e parë është i pandehur, turnin e dytë është avokat mbrojtës. Ndaj e them që e gjithë kjo regji ka të bëjë edhe me dosjet e shumta që janë në prag për t'u shpërthyer” tha Çollaku.  

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.