POLITIKE

Abilekaj: Kjo mazhorancë nuk përfaqëson më shqiptarët. Largimi i qeverisë është i pashmangshëm!

Piranjat Përditësimi i fundit 18 December 2025, 19:17
Abilekaj: Kjo mazhorancë nuk përfaqëson më shqiptarët.

Analisti Enton Abilekaj është shprehur gjatë emisionit “Task-Forcë” në Syri TV, se si parlamenti ashtu edhe qeveria kanë humbur çdo lidhje me interesat e qytetarëve.

Sipas tij, niveli i vjedhjeve dhe abuzimeve ka arritur përmasa të paimagjinueshme, ndërsa pasuritë publike dhe të dhënat më sensitive të shqiptarëve janë lënë në duar të dyshimta përmes tenderëve dhe koncesioneve sekrete.

Abilekaj paralajmëroi se një qeveri e tillë, e zhytur në babëzi dhe korrupsion, nuk mund të vazhdojë më dhe se largimi i saj është i domosdoshëm për të shmangur shpërthimin e revoltës qytetare.

Enton Abilekaj: Besoj që parlamenti, si qeveria, në gjithë kjo mazhorancë, tashmë është e qartë që nuk mund të rrijë, të vazhdojë. Nuk mund të vazhdojë, sepse shqiptarët nuk besoj se akoma mendojnë ose besojnë që interesat e mazhorancës, interesat e qeverisë, përputhen me interesat e tyre.

Përkundrazi. Kemi parë tani se si vjedhjet kanë arritur në nivele të tilla të paimagjinueshme. Se si në çdo punë që ata mundohet ta shesin dhe organizojnë gjithë mediat që paguajnë për ta shitur, janë ata që përfitojnë dhe jo publiku. Dhe në të gjitha punët publike, në të gjitha ato që shohim dhe nuk shohim, që nga infrastruktura dhe deri te AKSHI, deri te AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit...që është shumë e rëndësishme që ka të dhënat më sensitive të shqiptarëve.

Ne shohim që jo vetëm janë vjedhur, por ka arritur deri aty sa të dhënat tona më të rëndësishme, sekret shtetërore, të dhëna personale tonat, kanë rënë në duar banditësh që sot nuk janë më në Shqipëri. Po. Dhe që ne nuk mund t'i heqim dot nga duart sepse këto janë tendera dhe koncesione të cilat vazhdojnë. Sekrete, në pjesën më të madhe.

Dhe ne sot, sot kemi të dhënat sensitive në dorë të një njeriu që ka ikur nga Shqipëria dhe nuk e di ku ka shkuar. Nuk e dimë çfarë bën ai me serverat e tij, dhe se a mund të negociojë ai me këto të dhëna diku në një shtet tjetër i cili mund të jetë dhe armik ndaj Shqipërisë. Ne nuk i dimë këto. Ne dimë që jemi viktima të një hajdutërie dhe babëzie të paparë ndonjëherë jo në Shqipëri, po në asnjë vend të botës.

Kështu që nuk besoj se ka kuptim që kjo qeveri kaq e babëzitur dhe kaq hajdute, se kudo që të jetë, largohet vetë, dhe nuk pret që të iki me dhunë. Në qoftë se këta po presin që mendojnë që dhuna e kartonëve do të jetë më e madhe sesa dhuna që mund të ushtrojnë njerëzit e vjedhur, e kanë gabim. Provoja ka treguar që dhuna e njerëzve të të vjedhur dhe të frustruar siç thoni juve, në momentin që shpërthen nuk ka më limite.

Kështu që besoj...është e mira e të gjithëve që kjo qeveri të largohet në këtë moment ende pa shpërthyer dhuna e njerëzve të të frustruar dhe të pakënaqur që po shohin se çfarë ndodh me paratë e tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?