POLITIKE

Abilekaj: Përmbytjet nuk janë fatkeqësi natyrore

Piranjat Përditësimi i fundit 12 January 2026, 17:11
Abilekaj: Përmbytjet nuk janë fatkeqësi natyrore

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në një intervistë në Syri TV me moderator Edvin Parruca, ka kritikuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mënyrën si trajtohen përmbytjet dhe krizat infrastrukturore në vend.

Sipas tij, përgjegjësia është e qartë dhe e njohur prej vitesh, pasi betonizimi i pakontrolluar dhe keqmenaxhimi i territorit kanë shkatërruar infrastrukturën, duke e bërë vendin të pambrojtur ndaj çdo fenomeni natyror. Abilekaj theksoi se qeveria shmang përgjegjësinë, ndërsa qytetarët paguajnë pasojat e vendimeve të gabuara dhe të qëllimshme.

Enton Abilekaj: Me sa duket, kjo është më e rëndësishmja. Ne sot diskutojmë sikur nuk e dimë se kush e ka fajin. Ky është problemi i parë që kemi ne. Të gjitha diskutimet për mua janë të kota. Sepse ne e dimë kush e ka fajin, e kemi ditur që kur Shqipëria është betonizuar në të gjitha zonat në të cilat është betonizuar, ne e kemi ditur që do vijë dita që do përmbyten këto zona. Do vijë dita që do kenë nevojë për shërbime emergjente, sepse asnjë shërbim nuk garantohet. E gjithë infrastruktura është zero. Dhe do vijë dita që të gjitha këto zona do kenë prapë halle të tjera kur vjen vera, probleme të tjera në çdo stinë të vitit, kriza të tjera të cilat shkaktohen gjoja nga natyra, që nga fenomene të pa të pandodhura më parë të natyrës. Pra, mendoj që hyrja në debat këtë herë është gabim sepse nuk ka asnjë ë, është e qartë që infrastruktura është shkatërruar për shkak të keqmenaxhimit të territorit dhe keqmenaxhimi i territorit është shkatërruar me qëllim nga qeveria me qëllim e përfitimi të pastër. Kjo është e qartë.

Qeveria nuk mund të pranojë që është fajtore, por minimalisht, minimalisht kryeministri Edi Rama mund të sillej njëherë të vetme si kryeministër, por e ka humbur prapë këtë mundësi të sillej si kryeministër, sepse ai ka narcizizmin e një adoleshenti në qeverisje, që vazhdon të flasë për arritje të mëdha. Dhe në vend që të kërkonte falje, në vend që të kërkonte ndjesë atyre që janë përmbytur, sillet si një bixhozxhi, që pasi u prishi lekët atyre njerëzve atje që u ka marrë lekët dhe s'u ka bërë asgjë, thotë që me lekët e këtyre të tjerëve do t'ju jap fitimin edhe për ju. Pra nga lekët tona do u jap para për t'i dëmshpërblyer ata. Pasi me lekët e tyre s'u bëri asnjë gjë. As kanale, as infrastrukturë minimale që të mos përmbyten. Infrastrukturë minimale që të mos digjen, infrastrukturën minimale që të mos u prishen shtëpitë kur bie tërmeti. Asgjë gjë.

Në çdo ngjarje që ndodh këtu, në çdo fatkeqësi natyrore, ne kemi Durrësin të parin që shkatërrohet. Pse? Sepse janë dhënë ndërtime pa leje. Kush i tha atyre që të prisnin kolonat e një pallati në Durrës dhe ai të rrëzohej i gjithi? Kush i tha atyre të ndërtonin në rërë? Kush u dha leje atyre? Kush i ka bërë këto? Kush i ka thënë atyre që të prishin gjithë kanalizimin dhe ta shndërrojnë një tokë pa drenazhim, ta shndërrojnë në lagje banimi? Kush ua dha lejen atyre? Kush i legalizoi ata? Që janë pa leje. Kush ua merr taksat? Pra në vend që një kryeministër të ulë kokën, minimalisht do të jepte dorëheqjen, por, në rastin e mosdorëheqjes, të shpallte gjendjen e fatkeqësisë natyrore, minimumi, prapë nuk e bën. Del dhe flet me krenari sepse nuk ka njerëz që ta detyrojnë të japin llogari. Del dhe flet si narcizist, si me narcizizmin e një adoleshenti dhe me papërgjegjshmërinë e një njeriu që nuk ka asnjë lidhje me qeverisjen. Dhe nuk flet as nga zyra e kryeministrisë, por nga një podkast idiot që ka shpikur aty për të folur vetë. Ky është problemi që kemi ne. Problemi është që njerëzit nuk revoltohen. As ata që u janë prishur shtëpitë nuk revoltohen kur e shohin kryeministrin këtu.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?