Abilekaj: Rama i ka kthyer bashkitë në makinë votash, jo në institucione shërbimi

Gazetari Enton Abilekaj, deklaroi se problemi i pushtetit lokal në Shqipëri nuk lidhet me numrin e bashkive, por me mënyrën se si ato janë menaxhuar nga qeveria.
I ftuar në emisionin Edicioni i Pasdites në SYRI TV, Abilekaj u shpreh se qytetarët nuk duhet të shqetësohen për ekzistencën e një bashkie, por për cilësinë e shërbimeve që marrin.
Gazetari theksoi se përmirësimi i shërbimeve nuk varet nga afërsia fizike e bashkisë, por nga përgjegjshmëria dhe menaxhimi i drejtuesve vendorë.
Sipas tij, debati për reformën territoriale duhet të fokusohet te mënyra e funksionimit të pushtetit lokal dhe përmirësimi i ligjit, jo vetëm te numri i bashkive.
‘Dëshira e mirë, po të jemi të qartë, dëshira e qytetarëve duhet të jetë të marrin shërbime, jo të shërbejnë për ekzistencën e një bashkie sepse ikin kryetarët dhe administrata. Sepse ato protesta janë të kryetarëve dhe administratës, çfarë fiton nga kjo bashki?
Qytetarët nuk kanë marrë shërbime dhe ne e dimë të gjithë që s’kanë marrë. Ne e dimë që shërbimet bazë tani po digjitalizohen dhe nuk kanë nevojë as të shkojnë te zyrat e gjendjes civile.
Prandaj them që duhet një menaxhim. Sepse ne kanalet i bëjmë, po në fund fare nuk janë. Se bashkitë i marrin fondet për kanale, po në fund fare nuk ekziston asnjë kanal.
Pra, duhet që përmirësimi i shërbimit, e kam fjalën, përmirësimi i shërbimit nuk varet nëse ti e ke bashkinë te dera e shtëpisë apo e ke bashkinë në Tiranë.
Përmirësimi i shërbimit varet nga kërkesa e llogarisë dhe nga niveli i lartë i menaxhimit. Në qoftë se ka kërkesë llogarie nga qytetarët, rritet niveli i shërbimit. Ai nuk do çojë atje atë që i vjedh votat me krimin e organizuar, por do çojë atje një njeri që e menaxhon mirë bashkinë, menaxhon fondet dhe i bën shërbim qytetarit.
Kështu që unë mendoj që kjo nuk duhet të njihemi për këtë gjë, por duhet të debatojmë se si do të funksionojë pushteti lokal dhe si do të përmirësohet ligji për shërbimet në nivelin e pushtetit lokal. Sepse ne nuk kemi fare shërbime, pothuajse i kemi zero nivelin e shërbimeve të pushtetit lokal. ’, tha ndër të tjera gazetari.
Lexo edhe
POLITIKE
Qeveria Rama, e vetmja në Europë që blen avionë zjarresh me tendera sekretë

Anulimi i kontratës së aeroportit të Vlorës/ Berisha: Histori korrupsioni e Ramës, Ballukut dhe Ballës

U emërua nga Balluku/ Drejtori i Portit të Durrësit merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Berisha: Dënoj shpalljen ‘non grata’ të gazetarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ku janë shoqatat që mbrojnë gazetarët…

“75 milionë euro për Inteligjencën Artificiale inekzistente” – Berisha lëshon akuza të forta nga selia blu: Armand Frangu merr paratë e t...





