“Administrata bashkohuni me popullin”/ Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme: Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës!

Një thirrje e fortë u shpërnda dje nga protestuesit për tubimin e ditës së sotme. Ndërsa revolta kundër qeverisë la pas ditën e saj të 12-të, qytetarët kërkuan një mobilizim akoma më të madh për t’iu përgjigjur asaj që e konsiderojnë si provokim nga ana e kryeministrit.
Pasi Edi Rama njoftoi mbajtjen e një antimitingu në Sheshin “Italia” në të njëjtin orar me protestën, reagimi i sheshit ka qenë i menjëhershëm.
Organizatorët dhe qytetarët aktivë po u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të vërshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të treguar forcën e tyre përballë asaj që e quajnë “antimiting të Ramës me administratën”.
“Nesër të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës me administratën e tij!” është kryefjala e thirrjeve që po qarkullojnë pas mbylljes së protestës së sotme.
Një vëmendje e veçantë në këto thirrje i është kushtuar punonjësve të administratës publike, të cilët sipas protestuesve, po detyrohen të dalin në shesh për të mbrojtur pushtetin. Protestuesit kërkojnë që punonjësit e shtetit të mos përdoren si mburojë politike, por të rreshtohen krah qytetarëve që kërkojnë ndryshim.
Pjesëmarrja masive shihet si zgjidhja e vetme për të bllokuar tentativën e kryeministrit për të krijuar një imazh mbështetjeje përmes administratës.
Lexo edhe
POLITIKE
Protestuesit do të jenë pak metra larg Ramës! Çfarë mund të ndodhë sot në Tiranë?

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e “Non Grata-s”, në përputhje të plotë me ligjet e SHBA-së!

13 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Ditmir Bushati: Në PS ka humbur liria! Akuzat për agjentura të huaja dhe tallja me protestuesit, lo...

Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm, ‘shuplakë’ Ramës: Shpirti i PS-së s’është në antimitingun, por në sheshin e ri...

Protesta për largimin e Ramës dhe antimitingu i PS te sheshi “Italia”, policia njofton për bllokimin e rrugëve pasdite

Denoncimi/ Punonjësit e administratës në Elbasan, të detyruar të marrin pjesë në aktivitetin e Ramës

Arkitektët dhe punëtorët e vilës F-6 nxjerrin zbuluar Ballukun. Ja kur SPAK do t’i drejtohet Kuvendit





