Administrata e Beratit detyrohet të marrë pjesë në mitingun e Ramës në Tiranë, PD kërkon hetim

Deputeti i Partia Demokratike, Enno Bozdo, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar se administrata shtetërore dhe institucionet vendore në Berat janë detyruar të marrin pjesë në mintingun në Tiranë. Sipas Bozdos, punonjës të administratës publike në Bashkinë e Beratit dhe entet e tjera vendore janë urdhëruar me presion politik që të lënë detyrën dhe të marrin pjesë në aktivitetin e organizuar në kryeqytet.
Ai pretendon se kjo është shoqëruar me kërcënime për vendin e punës dhe me një organizim të brendshëm në strukturat e bashkisë. Bozdo thekson se, sipas denoncimeve të mbërritura pranë degës lokale të PD-së, drejtues të administratës kanë thirrur punonjësit një nga një për t’i njoftuar për pjesëmarrjen e detyruar në tubim.Në reagimin e tij, deputeti i opozitës i bën thirrje punonjësve të administratës që të mos i nënshtrohen presionit, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin.
Reagimi:
Sot, administrata shtetërore, entet publike, administrata vendore e Beratit, me urdhër politik, janë shtrënguar të marrin pjesë në antimitingun e Tiranës, ku Edi Rama, njësoj si Ramiz Alia, 36 vjet më parë, kërkon të dëshmojë se ka ende legjitimitet në qeverisje.
Sot administrata e Beratit nuk është në zyrë, sepse është detyruar të shkojë në Tiranë.
Punonjësit janë kërcënuar me vendin e punës, nga qeveria e vetme në Evropë e cila përdor sistemin pervers të patronazhimit.
Organizimi ka filluar në zyrën e sekretares së bashkisë Berat, Arisa Toska, që të hënën, duke thirrur të gjithë punonjësit për njoftimin verbal të detyrimit të pjesëmarrjes.
Pas denoncimeve të shumta të ardhura pranë degës sonë, ku na deklarojnë se drejtorët e administratës i kanë thirrur një për një të gjithë punonjësit për të shkuar në këtë antimiting të shëmtuar, në kundërshtim të plotë me ligjin:
I bëjmë thirrje administratës së Beratit të mos binden! Të rinjtë e ngritur në Tiranë janë shembulli sesi guximi e mposht gënjeshtrën dhe si e drejta dhe e vërteta po afrojnë.
Sistemi korruptiv i Ramës ka mbaruar. E bashkë me të edhe krimi i organizuar dhe korrupsioni. Sot të gjithë qytetarët duhet të ngrihen dhe t’i japin goditjen e fundit qeverisë më të korruptuar në Evropë.
PD e Beratit i bën thirrje gjithashtu edhe prokurorisë së rrethit të hetojë me përgjegjësi të plotë këtë veprim, që është sa i dëmshëm për qytetarët e Beratit, sepse do t’u mungojë shërbimi (gjë për të cilën paguhen nga taksat tona, dhe jo për të shkuar në mitingje partiake), sot pas braktisjes së zyrave, dhe i shëmtuar pasi sot, 36 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist, kthehemi në pikën ku përsëri të kërcënojnë me bukën e fëmijëve dhe presione të tjera të pista.
Berati është i yni, Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve pa dallime politike, prandaj bashkohuni të gjithë me protestën e jo të dilni kundër saj. Ju faleminderit.
Lexo edhe
POLITIKE
“Administrata bashkohuni me popullin”/ Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme: Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ra...

Protestuesit do të jenë pak metra larg Ramës! Çfarë mund të ndodhë sot në Tiranë?

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e “Non Grata-s”, në përputhje të plotë me ligjet e SHBA-së!

13 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Ditmir Bushati: Në PS ka humbur liria! Akuzat për agjentura të huaja dhe tallja me protestuesit, lo...





