'ADS është një 'AKSHI 2'/ Gjokutaj: Paradite shkojnë në SPAK, pasdite shpikin institucione të reja për të vjedhur miliona

Pas denoncimit të bërë sot nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me krijimin e strukturës së re të quajtur “Albanian Digital Solution” (ADSH), avokati Genc Gjokutaj ka ngritur pikëpyetje mbi funksionin dhe financimin e kësaj kompanie. Gjokutaj deklaroi se qeveria po tregon “kreativitet” sa herë bëhet fjalë për menaxhimin e fondeve publike, duke krijuar sipas tij struktura të reja që ngjajnë me institucionet ekzistuese. Sipas Gjokutajt, ADS përfaqëson një “AKSHI 2”, i cili do të krijohet nga vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Ai tha se, nga informacionet që ka mbledhur, kjo strukturë e re do të jetë tërësisht shtetërore dhe do të ketë si objektiv forcimin e sistemeve shtetërore të teknologjisë, duke u prezantuar si “shtëpia shtetërore e softuerit dhe inteligjencës artificiale”.
Gjokutaj: Po tashmë është bërë e modës e kësaj mazhorance Bledi, në fundin e mandatit dhe me një intensitet të lartë që të kujton shpejtësinë e regjimeve që janë në ikje e sipër, për të bërë maksimumin e mundshëm dhe për të grumbulluar sa më shumë para, kompetenca. Kjo ishte një çudi e re e qeverisë Rama. Me aq sa unë hulumtova dhe u konsultova, ky është një AKSHI 2 që do ta krijojë AKSHI. Pra, AKSHI, një nga aferat më korruptive...Pra, ky AKSH na paska ngelur shterpë. Edhe na paska lindur këtë ADS-në. Që çfarë është? Ky është një AKSH tjetër, i cili do të gllabërojë miliona, 700 milionë më duket deri tashti, 700 milionë euro. Do të marrë punonjës nga brenda dhe nga jashtë me paga rreth 4000 euro thonë. Dhe çfarë do të prodhojë ky?
Ky do të forcojë sistemet shtetërore, pra një shtetëzim i digjitalizimit të të gjithë rrjetit në Shqipëri. Pra, me pak fjalë siç e thonë është shtëpia shtetërore e softuerit dhe inteligjencës artificiale. Sigurisht kjo thuhet që është një hallkë e AKSH-it, tërësisht shtetërore, do të kontrollojë të gjithë veprimtarinë ashtu sikundër edhe Kajo siç e përmendi kryetari i opozitës. Por çfarë do të zgjidhë ky AKSH-i 2 që ka lënë AKSH-i 1 pa zgjidhur?
Dhe përse këto para do të hidhen në një strukturë tjetër, ndërkohë që është struktura? Po mos harroni që AKSH-i mbasi është krijuar dhe në emër të hakerimeve, autohakerimeve, gjëja që vinin nga Irani e vinin, gjithë bota u mor me Shqipërinë një farë kohe, në fakt kjo ishte në ëndrrën e kryeministrit. Po ato nuk ishin kot. Erdhi Microsoft-i, u tha atëherë, edhe u lëvruan edhe një 600 milionë euro për përmirësimin e sistemeve të sigurisë.
Pra, këto janë lopë shtetërore të cilat prodhojnë sasi shumë të mëdha, qumështi apo vlera monetare të pallogaritshme, të cilat siç duket janë edhe më të fshehura nga pikëpamja e hetimit dhe e perceptimit të këtyre aferave. Unë mendoj që Shqipëria, për kapacitetet që ka dhe mënyrën e organizimit dhe qoftë edhe madhësinë e administratës krahasuar me shtete të tjera, e ka të mjaftë një sistem operativ të thjeshtë, të sigurt dhe jo të bëjë histori të tilla si AKSH-i tashmë a i doli boja, e kush e di se çfarë të tjera mundet këta të shpikin... Po së pari, një hallkë e tillë e inkriminuar si AKSH-i, e vërtetuar ju thashë...
E para duhet të ketë një moratorium veprimtarie, jo në drejtim të funksionimit si institucion, por në drejtim të kreativitetit dhe të krijimit dhe të zhvillimit të hallkave të tjera, ndërkohë që hallkën e parë e ka bërë si sytë e veta, dakord? Që flitet për miliarda fonde të vjedhura. Dhe këta tashti... paradite vete në SPAK dhe mbasdite shpikin vetveten. Sepse kjo është të shpikësh vetveten. Pra, të krijosh një agjenci tjetër, që i vë një emër tjetër, por që do bëjë të njëjtin zanat. Pra, do të vjedhë ca para të tjera sepse këtij të parit i doli boja. Kaq është gjithë kjo histori. Sepse këta nuk dinë të bëjnë ndryshe... Këto mua më kujtojnë ato kompanitë debitore të cilat për të mos paguar, ndërronin emrin dhe kur shkonte zyra e përmbarimit nuk figuronte, në fakt kompania ishte po ajo po me një emër tjetër.
Një biçim i tillë është. Se këta nuk është problemi... problemi është se këta nuk dinë të bëjnë ndryshe. Shikoni çfarë thonë se është, propaganda është e madhe. Pra, ky po bën shtetëzime, ky po forcon shtetin, pse? Këtu është e gjithë... duhet interpretuar në sensin e kundërt. Sepse ky ia ka dorëzuar gjithçka privatit, tek krimi i organizuar, siç e dimë. Dhe tashti flet në antitezë. Që po forcon shtetin, po forcon mekanizmat shtetërorë e të tjerë e të tjerë, ndërkohë që për të dorëzuar tek shteti nuk ka mbetur më gjë. Sepse ka ikur ai tren, edhe nuk e kthen dot më mbrapsht as Edi Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
Rama fillon avazin e vjetër: Kur do flasim?

“Ramën e keni bërë mbret ju me 86 vota”, Blendi Fevziu për çështjen “Zvërneci”: Ai nuk pyet më për askënd, ta çojë vendin në zgjedhje të ...

“Thërrasin në kor Edi Rama të qr…”/ Kryeministri: Teoria, ndalu ti se jemi ne, nuk funksionon me mua! Flisni në zgjedhje

A do tërhiqet qeveria përballë protestave për Zvërnecin? Rama: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur





