Tensione para Parlamentit. Protestuesit rrethojnë deputetin e PS: O hajdut
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në...
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në...
Një realitet i hidhur vjen në protestën që po mbahet për ditën e 19. Një protestues tha se fshati i tij nuk kishte ujë. ...
Protesta e ditës së sotme ka marrë një drejtim të ri. Gjatë ditëve të kaluara marshimi ka qenë nga sheshi “Sk...
Ndërkohë që ka nisur mbledhja e qytetarëve për protestën e 19 ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqje e kryemi...
Opozita bojkoton seancën e Kuvendit, në sallë vetëm Shehaj. Mazhoranca bëhet gati për miratimin e amnistisë. Peleshi dy mas...
Ditët e para të protestës në Tiranë u bojkotuan nga mediat vendase, por tërhoqën menjëherë vëmendjen e mediave...
Ngjarja tragjike që i mori jetën 21-vjeçarit shqiptar Samir Fermaca në Itali, po merr një tjetër kthesë, teksa një d&e...
Këto ditë, vëmendja globale është përqendruar te një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, Kupa...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur këtë të enjte vendimin për dy nga emra...
Trafiku në Ngushticën e Hormuzit duket se është rritur sot, me disa anije që kalojnë nëpër ngushticë në rrug...
Dy letërporosi janë dërguar nga Shqipëria në Kosovë, me qëllimin e vetëm gjurmimin e një shume prej 42 milionë eurosh të marra si kredi nga kompania “Mabco Constructions SA” e vëllezërve Behgjet dhe Emin Pacolli.
Shuma është marrë kredi për ta investuar te aeroporti i Vlorës, por në Shqipëri kanë mbërritur vetëm 15 milionë euro. Pjesa tjetër prej 27 milionë eurosh është “shkrirë” në investime të tjera të Pacollëve në Kosovë.
Tashmë hetimi për aeroportin e Vlorës është shtrirë deri në Kosovë, ku synimi është zbulimi i destinacionit të kredisë prej 42 milionë eurosh.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se letërporositë janë dërguar përmes Ministrisë së Drejtësisë nga Prokuroria e Tiranës, e cila i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës të verifikojë gjurmët e transaksioneve të bëra nga kompania “Mabco Constructions SA” në Kosovë.
Kjo lëvizje hetimore e ndërmarrë nga prokuroria shqiptare është në vijimësi të shumë veprimeve hetimore që po ndiqen për çështjen penale 6404, e cila lidhet me situatën konfliktuale mes aksionerëve të koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Prokurori Ndini Tavani ka caktuar disa detyra për kolegët e tij kosovarë me qëllim zbardhjen e transfertave të një kredie që është marrë në Luksemburg dhe nga e cila një shifër e vogël financiare ka hyrë në Shqipëri.
Bëhet fjalë për këstin e parë të kredisë prej 100 milionë eurosh që “Mabco Constructions SA” ka marrë në një filial bankar në Luksemburg. Siç mëson gazetari Elton Qyno, shuma e këstit të parë është lëvruar në vlerën prej 42 milionë eurosh dhe ajo nuk ka hyrë direkt në sistemin bankar në Shqipëri, por në Kosovë.
Kjo shumë është transferuar nga Luksemburgu në drejtim të llogarisë bankare të shoqërisë “Mabco Constructions SA” në Kosovë. Por, pavarësisht se 42 milionë euro janë marrë me qëllim investimin në ndërtimin e aeroportit të Vlorës, kjo shifër nuk është transferuar e gjitha në Shqipëri.
Sipas hetimeve në Shqipëri, kanë mbërritur vetëm 15 milionë euro dhe pjesa tjetër ka qëndruar në Kosovë, për t’u shpërndarë në degë të tjera investimesh që kryejnë vëllezërit Pacolli.
Pikërisht për të zbuluar destinacionin real të shumës prej 27 milionë eurosh, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ndihmë te autoritetet kosovare. Tashmë hetimi për aeroportin e Vlorës është shtrirë deri në Kosovë, ku synimi është zbulimi i destinacionit të kredisë prej 42 milionë eurosh.
Sipas hetimeve, kompania “Mabco Constructions SA” e vëllezërve Pacolli ka marrë një kredi prej 100 milionë eurosh në një fond investimesh në Luksemburg.
Por, sipas kallëzuesit të kësaj çështjeje, aksionerit në minorancë Valon Ademi, kjo kredi ka lidhje direkte me një bankë në Kazakistan me pronarë shtetas rusë.
Ademi, gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, ka pretenduar se për marrjen e kësaj kredie, Pacollët kanë futur të gjithë investimin e aeroportit, investim në të cilin ai ka edhe pjesën e tij takuese, duke rrezikuar kapitalet e tij.
Dosja mban nr. 6406 dhe për hetimin e saj është angazhuar prokurori Ndini Tavani dhe një oficer i policisë gjyqësore. Mësohet se personat e kallëzuar nga Ademi janë biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli me vëllain e tij, Emin Pacolli, si dhe administratori i kompanisë “Mabco Construction”, Nelson Çela.
Ndërsa, nga ana tjetër, Emin Pacolli ka kallëzuar në prokurori 3 njerëz të tjerë, siç është aksioneri në minorancë me 2 për qind të aksioneve në “Vlora International Airport – VIA”, Valon Ademi, noterja ku është nënshkruar kontrata, Valbona Selimi, dhe ish-administratori i kompanisë, Valon Lluka.
Koncesioni që u fitua në tavolinë
Veprimet e fundit të firmave ndërtuese, të cilat fituan në “tavolinë” një koncesion të majmë nga qeveria, kanë sjellë dyshime të mëdha për gjithë funksionimin e projektit, ku vepra mund të bjerë edhe në “duart e gabuara”.
Të dhënat e hulumtuara flasin se koncesioni iu dha fillimisht firmës së biznesmenit kontrovers Behgjet Pacolli dhe një firme turke, e lidhur drejtpërdrejt me ndërtuesit e Tunelit të Llogarasë.
Më pas, turqit largohen duke ia kaluar me letra aksionet Pacollit. Por, më shumë sesa ndërrimi i duarve, bien “shumë erë” veprimet e “Mabco Constructions”, e cila pasi kishte firmosur marrjen e një kredie të majme në BKT, merr një tjetër kredi, kësaj here shumë herë më të lartë se ajo e para.
Në të dyja rastet, kolateral janë lënë aksionet në Aeroportin e Vlorës, një aset mjaft strategjik për Shqipërinë. Por nëse pronarët e BKT-së dihen që janë turq dhe kanë lidhje të forta me vendin tonë, a dihen pronarët e bankës në Luksemburg, ku Pacolli mori kredinë e dytë?
Tashmë për procedurën koncesionare, Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë të pandehur disa persona për akuzën “Shkelja e pabarazisë në tendera dhe ankande publike”.
Sipas të dhënave të dosjes, të pandehur janë marrë Klejda Ngjela, aktualisht sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Brendshme, si dhe Teuta Balili, drejtoreshë e Partneritetit Publik-Privat në Fushën e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ervin Duraj, Lilika Radovicka, drejtoreshë e Programeve të Zhvillimit të Transportit, Infrastrukturës dhe Zhvillimit Urban, Edlira Kraja, drejtoreshë ekzekutive e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Aurora Pengu dhe Gazmir Vehbiu, ekonomist në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve.
SPAK thotë se këta zyrtarë dyshohet se, në bashkëpunim, kanë favorizuar bashkimin e kompanive “Mabco Construction”, “YDA Group” dhe “2A Group”, duke ndikuar në kualifikimin dhe shpalljen e tyre fituese në procedurën koncesionare.
Dosja hetimore thekson se ka indicie për paracaktim të garës, duke cenuar konkurrencën dhe barazinë mes operatorëve ekonomikë pjesëmarrës.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur që në vitin 2021, ndërsa vetëm pak javë më parë SPAK ka ngritur akuzat e para për anëtarët e komisionit.
Ndërkohë, procesi hetimor vijon dhe pritet të përfshijë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, në një kohë kur projekti i Aeroportit të Vlorës është përfshirë edhe në përplasje gjyqësore administrative dhe penale mes aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi./Nga Elton Qyno
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta...
Një incident i raportuar në ambientet e Bashkisë së Orikumit ka rikthyer në vëmendje standardin që Kryeministri Edi Rama ka d...
Në vitin 2002, Edi Rama, asokohe kryebashkiak i Tiranës, deklaronte se jetonte në dhomën e lënë bosh nga vëllai i tij q&eum...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit duke u shprehur se edhe ata të cilët dolën në protestë në mbrojtje t&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi për mediat jashtë Kuvendit se përpjekjet për heqjen e statusit të tij &ld...
Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar emrat e zyrtarëve që kanë qenë në takimin e Arubas, ku persona që tashmë janë n&...
Kreu demokrat i kërkoi gjatë fjalës së tij në kuvend, Damian Gjiknurit që të shpjegonte prezencën tij në Aruba. &...
Tensione në sallën e Parlamentit ditën e sotme. Gjatë punimeve plenare në Kuvend, opozita është çuar në kë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme (18 qershor) kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë n&eu...
Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar sërish që Kuvendi të trajtojë kërkesat e protestuesve. Berisha tha se Rama duhet të hiqet...