POLITIKE

Afera 140 milion $ me Smart City, Rama “nderohet” në Emirate me të njëjtën medalje si Putin dhe Assad

Piranjat Përditësimi i fundit 13 January 2026, 19:29
Afera 140 milion $ me Smart City, Rama “nderohet” në Emirate me

Kryeministri Edi Rama është nderuar me medaljen e lartë nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan.

Në një reagim në rrjetet sociale, ku shfaqet duke mbajtur medaljen e madhe në duar, Rama shkroi se ndihej thellësisht i prekur dhe se ky ishte vlerësimi më i madh që kishte marrë ndonjëherë një kryeministër shqiptar.

“Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan. Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, Lartësinë e tij Sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, shkroi ai.

Por medalja që Rama e paraqet si nderim historik nuk është aspak aq e pastër sa shitet. Kjo dekoratë ka përfunduar në duart e dhjetra udhëheqësve, përfshirë presidentë, monarkë e figura të cilat janë zhytur deri në fyt në akuza për korrupsion, pasurim të paligjshëm, shkelje të të drejtave të njeriut dhe madje krime lufte.

Në shumë raste, kjo medalje është parë si një gjest miqësor mes elitave që i bëjnë qoka njëri-tjetrit, një shenjë mirënjohjeje për favore të errëta.

Në rastin e Ramës medalja që ai mban në qafë vlen 140 milion $. Pasi kompania Presight AI Ltd me qendër në Abu Dhabi, dhe kryetar Sulltan Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, është caktuar të kryejë survejimin e qytetarëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të mbyllur pa garë, ku kompania e regjistruar rishtas do të instalojë mijëra kamera, sensorë dhe pajisje të inteligjencës artificiale, duke administruar të dhënat e qytetarëve, trafikun dhe lëvizjet brenda territorit të Shqipërisë.

Një prej emrave që ka marrë këtë medalje është Vladimir Putin, i nderuar më 10 shtator 2007. Presidenti rus akuzohet nga vendet perëndimore dhe organizatat e të drejtave të njeriut për shtypje të opozitës, mbylljen e mediave të pavarura dhe shkelje të lirive civile brenda Rusisë. Në arenën ndërkombëtare, Putin konsiderohet përgjegjës për agresionin ndaj Ukrainës dhe për pasojat humanitare të luftës që vijon. Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij për dyshime mbi krime lufte, përfshirë deportimin e fëmijëve ukrainas dhe sulmet ndaj civilëve.

Në listë është edhe Bashar al-Assad, nderuar më 31 maj 2008. Presidenti sirian akuzohet për shtypje të përgjakshme të protestave të vitit 2011, bombardime të zonave civile gjatë luftës civile, shkelje masive të të drejtave të njeriut, tortura në burgje, zhdukje të kundërshtarëve dhe përdorim të armëve kimike në disa sulme të dokumentuara ndërkombëtarisht.

Me të njëjtin çmim është nderuar edhe Sepp Blatter, ish-presidenti i FIFA-s, më 27 nëntor 2003. Ai u largua nga futbolli botëror pas një sërë akuzash për korrupsion, keqpërdorim fondesh dhe ndërhyrje në proceset e votimit, çështje që sollën pezullimin e tij nga institucionet sportive ndërkombëtare.

Lista përfshin gjithashtu Ali Abdullah Saleh, nderuar më 30 janar 2007. Ish-presidenti jemenas akuzohej për sundim autokratik, përqendrim pushteti në familjen e tij, korrupsion të përhapur dhe për nxitjen e konflikteve të brendshme që çuan Jemenin në një luftë civile shkatërrimtare, shkruan Bold. 

Një tjetër fitues i medaljes është Pervez Musharraf, nderuar më 25 janar 2007. Ish-presidenti dhe ish-gjenerali pakistanez u akuzua për shkelje të kushtetutës gjatë qeverisjes së tij ushtarake, shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme antikushtetuese, shkarkimin e gjyqtarëve të lartë dhe ndalimin e qindra kundërshtarëve politikë. Për këto veprime, Musharraf u gjykuar në mungesë dhe u dënua me vdekje nga një gjykatë pakistaneze, megjithatë vendimi u anulua më pas.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?